TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mehmeti: Është e çuditshme si ka mbijetuar protesta në Shqipëri, po jepen thasë me para për ta shuar

by teve1
10 minuta ago
0
A A
Mehmeti: Është e çuditshme si ka mbijetuar protesta në Shqipëri, po jepen thasë me para për ta shuar

Publicisti, Kim Mehmeti ka komentuar protestën e studentëve në Shqipëri, duke shprehur habinë se si ajo ka arritur të mbijetojë, përkundër presioneve dhe përpjekjeve për ta shuar, siç ka pretenduar ai.

Në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, Mehmeti e ka cilësuar Shqipërinë si “narkoshtet”, ndërsa ka akuzuar oligarkët, grupet kriminale dhe politikanët për ndikim në institucionet shtetërore dhe në media.

Sipas tij, vendi është nën ndikimin e një aleance interesash, ku bëjnë pjesë oligarkë të pasuruar në mënyrë të dyshimtë, grupe kriminale dhe politikanë që, siç u shpreh ai, veprojnë në funksion të tyre.

“Duhet të merremi vesh, Shqipëria është narkoshtet. Shqipërinë e ka në dorë ajo që e quaj unë ‘aleanca e qelbësirave’, ku bëjnë pjesë oligarkë që në mënyrë të çuditshme janë pasuruar, ku bëjnë pjesë narkomania, ku bëjnë pjesë këta politikanët e shitur që tash përdoren si paçavure aty.Aty keni parti që në të vërtetë janë sekte, sepse i ushqen i njëjti grazhd krimi. I ushqen atje në të vërtetë bile edhe institucionet shtetërore, edhe mediat i ushqen krimi. Dhe prandaj, në një shtet të atillë, është e çuditshme si kjo protestë mbijetoi deri sot, e jo si nuk u shua. Është e çuditshme sepse aty financohen para me thasë”, ka deklaruar Mehmeti.

Ai ka drejtuar kritika edhe ndaj kryeministrit Edi Rama, duke pretenduar se përmes nismave të reja ligjore po krijohen mekanizma për kufizimin e protestave dhe ndëshkimin e qytetarëve që marrin pjesë në to.

“Shihni se çfarë bën piktori (Edi Rama), sjell ligje me të cilat e ndalon. Ai edhe pak do ta ndalojë që ta duash Shqipërinë, por ai do ta legalizojë hajninë edhe tradhtinë, sepse ai ka sjellë ligje shpejt e shpejt që, me të takuar aty ku mbahen protestat e dhunshme, menjëherë të merr dhe të burgos”, është shprehur ai.

Mehmeti ka folur edhe për reagimin e policisë ndaj studentëve protestues, duke vënë në pikëpyetje shpenzimet për pajisjet e përdorura gjatë protestave, në një kohë kur, sipas tij, ka mungesë të mjeteve për nevoja të tjera publike.

“Shihni se çfarë dhune përdoret ndaj studentëve, shihni se si përnjëherë ai gjeti mjete që të blejë ato cisternat me ujë, plumba gome, gaz lotsjellës. A nuk ka para për ilaçe? Edhe madje thotë se këto mjete ia kanë dhënë shtetet mike, po cilat janë ato shtete?”, ka thënë Mehmeti.

Në vijim, ai ka ngritur pretendime edhe për përfshirjen e shteteve të huaja në sigurimin e pajisjeve dhe trajnimin e policisë shqiptare, duke përmendur Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Izraelin.

“Atje flitet më hapur se aeroplanët nga Emiratet Arabe kanë sjellë këto autobote shpejt e shpejt. Flitet që kanë sjellë edhe persona të maskuar nga Izraeli që i kanë trajnuar policët shqiptarë. Do të thotë, atje erdhi puna që të huajt ta mbrojnë Shqipërinë nga shqiptarët”, ka përfunduar Mehmeti./teve1.info/

Tags: Kim MehmetiProtesta ne SHqiperiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Rikthehet furnizimi me energji në Prishtinë

Rikthehet furnizimi me energji në Prishtinë

Hargreaves viziton Policinë e Kosovës, në fokus thellimi i bashkëpunimit me Britaninë

Hargreaves viziton Policinë e Kosovës, në fokus thellimi i bashkëpunimit me Britaninë

Hehir: Gjykata Speciale po rrezikon stabilitetin politik dhe shoqëror në Kosovë

A po i vjen fundi Gjykatës Speciale? – përfundojnë të gjitha gjykimet në shkallë të pare

Komisioni interviston zyrtarët për veprimet institucionale në rastin e Arlinda Zekajt

Komisioni interviston zyrtarët për veprimet institucionale në rastin e Arlinda Zekajt

Rikthehet furnizimi me energji në Prishtinë

Rikthehet furnizimi me energji në Prishtinë

Mehmeti: Është e çuditshme si ka mbijetuar protesta në Shqipëri, po jepen thasë me para për ta shuar

Mehmeti: Është e çuditshme si ka mbijetuar protesta në Shqipëri, po jepen thasë me para për ta shuar

Hargreaves viziton Policinë e Kosovës, në fokus thellimi i bashkëpunimit me Britaninë

Hargreaves viziton Policinë e Kosovës, në fokus thellimi i bashkëpunimit me Britaninë

Vuçiqi jep dorëheqje nga posti i presidentit të Serbisë

EPP pritet ta pezullojë partinë e Vuçiqit në Serbi

Hehir: Gjykata Speciale po rrezikon stabilitetin politik dhe shoqëror në Kosovë

A po i vjen fundi Gjykatës Speciale? – përfundojnë të gjitha gjykimet në shkallë të pare

Komisioni interviston zyrtarët për veprimet institucionale në rastin e Arlinda Zekajt

Komisioni interviston zyrtarët për veprimet institucionale në rastin e Arlinda Zekajt

Kilaj shpallet i pafajshëm

“Nga 25 deri në 60 euro dita”, sa mund të kompensohet Kilaj?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën