Presidentja e Republikës së Kosovës, Justika Shiroka-Pula, priti në takim profesorin Daniel Serwer, ekspert i çështjeve të Ballkanit Perëndimor.
Gjatë këtij takimi diskutuan për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe në rajon, poashtu për sfidat e sigurisë dhe proceset politike në Ballkanin Perëndimor.
“Presidentja Shiroka-Pula theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme ndërkombëtare për Kosovën, si dhe të forcimit të partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftimin ë presidencës.
Tutje bashkëbiseduesit shkëmbyen pikëpamje edhe për perspektivën euroatlantike të Kosovës dhe zhvillimet në rajon./teve1.info/




