Skuadra e Valencias nuk e ka ndërmend të heq dorë nga sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi.
Ekipi spanjoll po dëshiron me çdo kusht transferimin e Muriqit në afatin kalimtar të janarit dhe sipas mediumeve në Turqi, sulmuesi 32-vjeçar mund të largohet nga Fenerbahçe pas vetëm gjashtë muajve.
Valencia po sheh Muriqin si përforcimin e duhur për sulmin dhe te Fenerbahçe kanë nisur diskutimet me trajnerin e ri, Emre Belozoglu për largimin e kapitenit të Kosovës.
Mbetet të shihet vendimi i trajnerit Belozoglu, pasi Valencia është gati të bëjë të pamundurën për shërbimet e Muriqit, duke mos vendosur limit për dëmshpërblimin e kartonit të tij.
Muriqi para fillimit të këtij sezoni u rikthye te Fenerbahçe nga Mallorca për 15 milionë euro dhe ka kontratë deri në vitin 2029 kurse në 18 paraqitje për ekipin turk ka shënuar 11 gola dhe ka bërë 2 asistime.







