Brajan Gruda mund të rikthehet në Premier League sezonin e ardhshëm, pasi Liverpooli dhe Chelsea janë në garë për shërbimet e tij.
Në të vërtetë, skuadrat angleze po e sfidojnë Bayernin për 22-vjeçarin që është i huazuar te Leipzigu nga Brightoni.
Megjithatë, thuhet se Leipzigu tashmë ka shfrytëzuar opsionin e blerjes së Grudës për 30 milionë euro nga ekipi anglez dhe mesfushori shqiptar veçse ka marrëveshje për kontratë deri në vitin 2031.
Pavarësisht kësaj marrëveshjeje, Gruda mund të largohet nga Leipzigu në verën e vitit të ardhshëm, me Liverpoolin dhe Chelsean që po synojnë transferimin e tij.
Mësohet se Gruda preferon kalimin tek Liverpooli për të punuar me trajnerin Andoni Iraola por ëshët Xabi Alonso që e do me çdo kusht te Chelsea.
Gruda ka shkëlqyer këtë muaj te Gjermania në dy ndeshjet e Ligës së Kombeve, me Serbinë dhe Holandën duke shënuar 2 gola dhe bërë po aq asistime.







