Kjo është arsyeja e vizitës së Jakup Krasniqit nga Haga në Kosovë

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është nisur nga Haga drejt Kosovës për një vizitë familjare, për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij.

Sipas burimeve të Kosovapress, Krasniqi pritet të qëndrojë në Kosovë për vizitën familjare, ndërsa ekipet e EULEX-it janë parë pranë shtëpisë së tij.

Vizita e tij në Kosovë lidhet me rrethanat familjare dhe gjendjen shëndetësore të bashkëshortes.

Kjo pritet të jetë hera e dytë që Krasniqi vjen në Kosovë që nga transferimi i tij në Hagë.

Herën e parë, ai kishte qëndruar në vendlindje pas vdekjes së vëllait të tij.

Postime të ngjashme

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Add New Playlist