Mbledhja e Kryesisë për caktimin e pikave të rendit të ditës për seancën e radhës e cila ishte paraparë të mbahej sot nga ora 15:00 ka dështuar sepse nuk ka kuorum .
Këtë e ka bërë të ditur për media, Ardian Gola, nënkryetar i Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Shpresoj që ditët në vijim të kem kuorum në mënyrë që të procedojmë me seancat pasi ka rend dite të ngjeshur, dhe është shumë i rëndësishëm për qytetarët. Kaq mund të them për aq sa na takon tash”, ka thënë Gola.
Në rendin e ditës të propozuar për seancën e radhës, ndër të tjera ishte edhe shqyrtimi në parim i Projektbuxhetit për vitin e ardhshëm./teve1.info/







