Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se pjesëtari i FSK-së, B.H është shpallur i pafajshëm për akuzën për përdhunim në Britani.
Ministria e Mbrojtjes e Kosovës e cila ka bërë të ditur se vendimi është marrë të hënën, më 16 nëntor, në Gjykatën Crown Court në Norwich.
“Gjatë seancës, Prokuroria konfirmoi se nuk do të paraqiste prova kundër tij, ndërsa gjykata urdhëroi regjistrimin e vendimit lirues lidhur me akuzën për veprën penale të përdhunimit. Me këtë vendim, të gjitha procedurat gjyqësore ndaj tij kanë përfunduar”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Siç kishte raportuar BBC në nëntor të vitit të kaluar i dyshuari ndodhej në Britani në kuadër të një misioni trajnimi për ushtarë ukrainas, i realizuar nga Ushtria Britanike në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar.
Ushtari i FSK-së kishte mohuar akuzuat./teve1.info/








