Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas aktgjykimit të dytë të shpallur ndaj babait të tij në Hagë.
Përmes një postimi në Instagram, Endriti ka ripublikuar një citat të Hashim Thaçit nga viti 2023, ku thuhet: “Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër.”
Reagimi i tij vjen pasi Gjykata në Hagë e dënoi sot Hashim Thaçin me një vit e pesë muaj burgim, në rastin që lidhet me pengimin e drejtësisë.
Ky është aktgjykimi i dytë ndaj Thaçit, i cili aktualisht po gjykohet edhe në rastin kryesor pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë./teve1.info/




