Skuadra e Juventusit po përgatit një ofertë për sulmuesin e Monacos, Folarin Balogun, të cilin po e sheh si përforcim për repartin ofensiv.
Madje, mediumet në Itali raportojnë se Juventusi ka propozuar shkëmbimin e tij me Edon Zhegrovën, i cili pëlqehet nga skuadra franceze.
Gjasat janë të mëdha që një shkëmbim i tillë të ndodhë në afatin kalimtar të janarit, pasi Balogun ka paralajmëruar largimin nga Monaco në fund të sezonit aktual.
Krahas kartonit të Zhegrovës, Juventusi do të ofrojë edhe para për ta bindur Monacon në idenë e këtij shkëmbimi.
Zhegrova nuk po shihet në projektin e Juventusit me trajnerin Luciano Spalletti, i cili në sezonin aktual nuk e ka inkuadruar në asnjë ndeshje prej minutës së parë.
Ai ka nëntë paraqitje në Serie A, ku ka realizuar 2 gola e po aq asistime kurse me Juventusin ka kontratë deri në verën e vitit 2030.









