Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar në sallën e gjyqit në Hagë pas shpalljes së dënimit të tij të dytë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, në rastin për pengim të drejtësisë.
Pas shqiptimit të dënimit prej 17 muajsh burgim, Thaçi ka tentuar të marrë fjalën, por nuk i është dhënë mundësia të flasë.
Megjithatë, në momentin kur është ulur, ai është dëgjuar duke shprehur pakënaqësinë me vendimin e gjykatës.
“Kjo është politikë, nuk është drejtësi”, ka thënë Thaçi në sallën e gjyqit.









