Gjykata Speciale në Hagë ka dënuar me 17 muaj burgim, ish-presidentin Hashim Thaçi, me nga 12 muaj, Bashkim Smakajn e Fadil Fazliun dhe një muaj me kusht Hajrdein Kuçiqn në rastin për “pengim të drejtësisë”
Gjykata e ka shpallur të pafajshëm për akzuat Isni Kiliajn.
Smakaj e Fazliu pavarësisht dënimit prej 12 muaj do të lirohen, pasi atyre u është llogaritur edhe koha e mbajtjes së paraburgimit.
Hashim Thaçi është shpallur fajtorë për për tentativë për pengimin te personave zyrtare në kryerjen e detyrave zyrtare me anë të veprimit të përbashkët Fajtor për shkelje të fshehtësisë së procedurës.
Gjithashtu është shpallur fajtor për mosbindje ndaj gjykatës.
Thaçi është shpallur i pafajshëm për tentative për pengim të personave zyrtarë sipas pikës 3 të aktakuzës si dhe për mosbindje ndaj gjykatës sipas pikës 9 të aktakuzës.
Bashkim Smakaj është shpallur fajtor për pengim të personave zyrtarë, për mosbindje të Gjykatës
Fadil Fazliu është shpallur fajtor për veprat pengim i drejtësisë dhe mosbindje ndaj gjykatës.
Ndërkohë Hajredin Kuçi është dënuar me një muaj burgim me kusht për veprën mosbindje ndaj gjykatës.




