Bashkim Smakaj është dënuar me një vit burgim, por i njëjti e ka përfunduar atë mëqenëse i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim kështu që do të lirohet pas seancës.
Aktgjykimi ndaj Smakajt është shpallur të martën, më 17 nëntor, në kuadër të procesit gjyqësor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe katër të akuzuarve të tjerë: Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi.
Smakaj ishte akuzuar për tentativë të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe për mosbindje ndaj Gjykatës.
Sipas aktakuzës, gjatë periudhës 12 prill – 2 nëntor 2023, Thaçi dyshohet se gjatë vizitave në qendrën e paraburgimit u kishte përcjellë Smakajt, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut informacione konfidenciale lidhur me dëshmitarët e Prokurorisë, me qëllim të ndikimit në dëshmitë e tyre.
Aktakuza ndaj pesë të akuzuarve ishte konfirmuar më 29 nëntor 2024, ndërsa gjykimi kishte nisur më 27 shkurt 2026. Procesi përfundoi me deklaratat përmbyllëse të palëve, të cilat u mbajtën nga 10 deri më 14 shtator të këtij viti.







