TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​BE-ja distancohet nga kënga nacionaliste serbe, shpreh keqardhje për interpretimin e saj në aktivitetin në Bruksel

by Tëvë1
17 minuta ago
0
A A
​BE-ja distancohet nga kënga nacionaliste serbe, shpreh keqardhje për interpretimin e saj në aktivitetin në Bruksel

Bashkimi Evropian është distancuar nga interpretimi i këngës nacionaliste serbe, e cila nxiti reagime të shumta në Kosovë pas performancës në një aktivitet të organizuar në Bruksel, duke thënë se ajo nuk ishte miratuar nga Komisioni Evropian dhe se ishte përzgjedhur nga vetë grupi muzikor.

Në një përgjigje për KosovaPress, një zëdhënës i Komisionit Evropian ka shprehur keqardhje për zgjedhjen e grupit muzikor, duke theksuar se kënga prek ndjenja të ndjeshme, marrë parasysh historinë e dhimbshme në Kosovë.

Komisioni Evropian ka theksuar se interpretimi i kësaj kënge nuk duhet të merret si qëndrim zyrtar i institucioneve evropiane ndaj Kosovës dhe historisë së saj.

“Siç deklaroi edhe komisionerja (Marta) Kos këtë mëngjes, kënga në fjalë është përzgjedhur nga vetë grupi muzikor dhe nuk është miratuar nga Komisioni Evropian. Na vjen keq për këtë zgjedhje të grupit. Komisioni Evropian ka theksuar se interpretimi i kësaj kënge nuk duhet të merret si qëndrim zyrtar i institucioneve evropiane ndaj Kosovës dhe historisë së saj. Kjo këngë në asnjë mënyrë nuk pasqyron qëndrimin e Komisionit Evropian apo të komisioneres Kos lidhur me Kosovën dhe historinë e saj”, thuhet në përgjigjen e BE-së për KosovaPress.

Interpretimi i këngës serbe “Oj Kosovo, Kosovo” në koncertin hapës të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel ka nxitur reagime të shumta në Kosovë, nga përfaqësues institucionalë, diplomatë dhe figura politike, të cilët kanë kërkuar sqarime nga Komisioni Evropian për përzgjedhjen e saj.

Ngjarja ka ndodhur të dielën, më 15 nëntor, gjatë koncertit hapës të Forumit të Zgjerimit të BE-së, të organizuar në Bruksel, nën drejtimin e komisioneres Evropiane për Zgjerim, Marta Kos.

Në mesin e pjesëve muzikore të interpretuara nga Orkestra Rinore e Ballkanit Perëndimor dhe grupi slloven “Kapobanda”, ishte edhe melodia e këngës serbe “Oj Kosovo, Kosovo”, e njohur për përmbajtjen e saj nacionaliste dhe pretendimet territoriale ndaj Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

KOS shpreh keqardhje për këngën nacionaliste serbe: Nuk pasqyron qëndrimet e KE-së

KOS shpreh keqardhje për këngën nacionaliste serbe: Nuk pasqyron qëndrimet e KE-së

Heqja e 50% të masave nga BE-ja do t’i sjellë Kosovës rreth 216 milionë euro

Kosova pret sqarime nga Komisioni Evropian për këngën serbe kundër Kosovës në aktivitetin e BE-së

Zulfaj: Draft-statuti i asociacionit i propozuar nga BE, s’është obligues për Kosovën

Kënga serbe kundër Kosovës në aktivitetin e BE-së, Zulfaj: Skandaloze, presim shpjegim nga Kos

Auto Draft

Dyshohet për mbetje mortore pranë varrezave të Miradisë

Prizreni bëhet nikoqir i garës Kosovë-Shqipëri në pingpong

Prizreni bëhet nikoqir i garës Kosovë-Shqipëri në pingpong

Kelly i Vëllaznimit shpallet “MVP i Javës”

Kelly i Vëllaznimit shpallet “MVP i Javës”

Vdekja e 26-vjeçares, Spitali i Prizrenit jep detaje për rastin

Vdekja e 26-vjeçares, Spitali i Prizrenit jep detaje për rastin

​BE-ja distancohet nga kënga nacionaliste serbe, shpreh keqardhje për interpretimin e saj në aktivitetin në Bruksel

​BE-ja distancohet nga kënga nacionaliste serbe, shpreh keqardhje për interpretimin e saj në aktivitetin në Bruksel

Ishi i Pejës “eksplodon” në Turqi, shënon 50 pikë ndaj Fenerbahçes

Ishi i Pejës “eksplodon” në Turqi, shënon 50 pikë ndaj Fenerbahçes

Këto janë të gjitha vendimet që i mori sot Qeveria e Kosovës

Këto janë të gjitha vendimet që i mori sot Qeveria e Kosovës

​Avokati i Popullit hap zyrë në veri, qytetarët e 4 komunave mund të paraqesin ankesat

​Avokati i Popullit hap zyrë në veri, qytetarët e 4 komunave mund të paraqesin ankesat

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën