Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova është dribluesi më i mirë deri më tani në sezonin aktual të Ligës së Kombeve.
Bazuar në statistikat e publikuara deri më tani, Zhegrova i prinë bindshëm listës për më së shumti driblime të kompletuara.
Në pesë ndeshje të zhvilluara me Kosovën në kuadër të Grupit B3, Zhegrova ka regjistruar 20 driblime të kompletuara.
Sulmuesi i krahut, ka lënë pas vetes reprezentuesin e Norvegjisë, Antonio Nusa që renditet i dyti me 15 driblime të kompletuara kurse futbollisti i Turqisë dhe Real Madridit, Arda Guler me 12 driblime të kompletuara zë vendin e katërt.
Zhegrova do t’i mungojë Kosovës në ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve, atë kundër Irlandës që zhvillohet të martën mbrëma në Dublin për shkak të lëndimit.
Ai u lirua nga grumbullimi i Kosovës një ditë pas ndeshjes me Izraelin kurse në 5 paraqitje në këtë sezon të Ligës së Kombeve, Zhegrova ka 1 gol dhe 1 asistim.









