Shqipëria e ka mbyllur me fitore përballjen ndaj Bjellorusisë, duke triumfuar me rezultat 2:0 në ndeshjen e fundit të Grupit C1 në Ligën e Kombeve.
Rey Manaj zhbllokoi rezultatin në minutën e 28-të, ndërsa epërsinë e dyfishoi Elseid Hysaj në minutën e 57-të.
Me këtë fitore, kuqezinjtë e përmbyllin me sukses garën në grup dhe sigurojnë promovimin në Ligën B të Ligës së Kombeve.










