Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama ka bërë të ditur se është takuar me kreun e shteti gjerman Frank-Walter Steinmeier.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama shprehu mirënjohje për rolin e Gjermanisë në lirinë dhe shtetësinë e Kosovës.
Ai po ashtu tha se do të punojnë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve mike.
“Nder i veçantë të takoj Presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier. Do të bëjmë çmos që kjo miqësi të forcohet dhe të thellohet më tej përmes bashkëpunimit institucional”, ka shkruar Rama.








