Ish-kryetari i Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, është nisur drejt Hagës, ku të martën, më 17 nëntor, në orën 10:00, do të shpallet aktgjykimi ndaj tij, Hashim Thaçit dhe të tjerëve, në rastin për administrim të drejtësisë.
Kilaj është njëri nga të akuzuarit në rastin për pengim të administrimit të drejtësisë.
Në këtë proces gjyqësor janë të përfshirë edhe ish-shefi i AKI-së, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu dhe ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi.
Lajmin për nisjen drejt Hagës e ka bërë të ditur vetë Kilaj përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Sot po nisem për në Hagë! Më 17 nëntor e kemi verdiktin nga Dhomat e Specializuara të Kosovës. Pres drejtësi! Sido që të jetë, gjithmonë e përjetësisht do të jem me Çlirimtarët!”, ka shkruar Kilaj.
Ai ka publikuar edhe një fotografi familjare para nisjes për në Hagë.








