Një këmbësore ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është goditur nga një vozitës derisa po e kalonte rrugën.
Si pasojë e aksidentit, viktima do të transferohet jashtë vendit për trajtim tutje, ndërsa ndihmën e parë siç ka njoftuar Policia e Kosovës, e ka marrë në spitalin rajonal në Mitrovicë të Veriut.
“I dyshuari derisa ka qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore ka goditur këmbësoren, e cila ka qenë duke e kaluar rrugën. Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime trupore e cila ndihmën e parë mjekësore e ka marrë në spitalin rajonal Mitrovicë Veri dhe sipas mjekut lëndimet janë të rënda dhe do të transferohet jashtë vendit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.







