TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sot Dita Botërore e Diabetit

by teve1
15 minuta ago
0
A A
Sot Dita Botërore e Diabetit

Dita Botërore e Diabetit ofron një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin për diabetin si një çështje globale e shëndetit publik dhe çfarë duhet bërë kolektivisht dhe individualisht për parandalimin, diagnostikimin dhe menaxhimin më të mirë të gjendjes.

Kjo ditë shënohet që nga viti 2007, kur Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi Rezolutën 61/225, e cila inkurajon shtetet anëtare të zhvillojnë politika kombëtare për parandalimin, trajtimin dhe kujdesin e diabetit në përputhje me zhvillimin e qëndrueshëm të sistemeve të tyre të kujdesit shëndetësor.

Aktivitetet e OBSH-së për Ditën Botërore të Diabetit mbulojnë çështje që variojnë nga mbrojtja e prioriteteve të njerëzve që jetojnë me diabet në avokimin e Kompaktit Global të Diabetit, i cili nxit përpjekjet globalisht për të reduktuar rrezikun e diabetit dhe për të siguruar qasje në trajtim dhe kujdes.

Diabeti shkaktohet nga nivelet e larta të glukozës në gjak gjatë një periudhe të gjatë kohore. Glukoza është një ndër burimet kryesore të energjisë në trupin tonë, e cila merret nga ushqimi që e konsumojmë. Transportin e glukozës nga ushqimi në qelizat e gjakut e mundëson insulina, një hormon i prodhuar nga pankreasi. Ndodh që insulina të mos prodhohet mjaftueshëm, apo fare, dhe kështu glukoza qëndron në gjak, duke mos u transportuar njëlloj në qeliza. Me kalimin e kohës, ky grumbullim i glukozës mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore që nuk kanë shërim, siç është diabeti. Por, edhe pse nuk ka shërim mund të merren masa parandaluese ndaj përkeqësimit të kësaj sëmundjeje.

Disa nga simptomat më të shpeshta të diabetit janë etja e shtuar, tharja e gojës, shikimi i mjegulluar, dehidratimit, mpirja e gjymtyrëve, lodhja e tepërt, shtimi i oreksit dhe humbja drastike e peshës. Këto simptoma mund të shkaktojnë edhe probleme më të rënda shëndetësore si sëmundje të zemrës, sëmundje të veshkës, sulm në tru, probleme me sy e probleme dentare.

Ekzistojnë tri forma kryesore në të cilat paraqitet diabeti: diabeti tip 1 paraqitet në 10-15% të rasteve te fëmijët dhe të rinjtë. Te tipi 1 ka një mungese absolute të hormonit të insulinës. Të sëmurët janë të varur nga insulina, andaj duhet të injektohen me insulinë çdo ditë për të mbijetuar.

Diabeti tipi 2 është lloji më i përhapur i diabetit, që haset në 90% të rasteve te personat në mbipeshë, njerëzit pas moshës 40-vjeçare dhe disa të rinj gjithashtu. Kryesisht trashëgohet apo shkaktohet nga faktorët e mënyrës së jetesës. Në tipin 2 pankreasi nuk prodhon mjaftueshëm insulinë.

Diabeti i shtatzënisë shfaqet në 2-5% të rasteve te gratë shtatzëna. Ky lloj i diabetit mellitus ka shanse të zhduket pas lindjes apo edhe të përparojë më tutje. Përafërsisht 5-10% e grave të cilat kanë pasur diabetin gjestacional gjatë shtatzënisë hasin më vonë në diabetin e tipit 2.

Llojet e tjera të diabetit, që janë më pak të përhapura, janë diabeti monogjen dhe diabeti i fibrozës cistike. Diabeti monogjen është një sëmundje e cila trashëgohet gjenetiksht në breza.

Në nivel global, rreth 422 milionë të rritur jetonin me diabet në vitin 2014, krahasuar me 108 milionë në vitin 1980. Prevalenca globale e diabetit është pothuajse dyfishuar që nga viti 1980, duke u rritur nga 4,7% në 8,5% në popullatën e rritur.

Gjatë dekadës së fundit, prevalenca e diabetit është rritur më shpejt në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme sesa në vendet me të ardhura të larta.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Termocentralet e vjetruara në Ballkanin Perëndimor ndotin 6.6 herë mbi limitin e lejuar

Studimi: Mbi 9 milionë jetë mund të shpëtohen çdo vit nëse ulet ndotja e ajrit

Efektet pozitive të kripës së detit në shëndet

Kripa me kalium mund të parandalojë 3 milionë vdekje në vit

Cilat zakone mund t’ju ndihmojnë në jetën tuaj të përditshme nëse vuani nga ankthi?

Cilat zakone mund t’ju ndihmojnë në jetën tuaj të përditshme nëse vuani nga ankthi?

Si ta dalloni depresionin sezonal dhe çfarë ndihmon kundër tij?

Si ta dalloni depresionin sezonal dhe çfarë ndihmon kundër tij?

Termocentralet e vjetruara në Ballkanin Perëndimor ndotin 6.6 herë mbi limitin e lejuar

Studimi: Mbi 9 milionë jetë mund të shpëtohen çdo vit nëse ulet ndotja e ajrit

Sot Dita Botërore e Diabetit

Sot Dita Botërore e Diabetit

Parashikimi i motit

Parashikimi i motit

Parashikimi i motit për sot

Fundjava në Kosovë me vranësira dhe reshje shiu, në male pritet borë

Shala: Partitë nuk kanë arritur marrëveshje për Ligjin për Specialen, po bëjnë lojëra politike

Shala: Partitë nuk kanë arritur marrëveshje për Ligjin për Specialen, po bëjnë lojëra politike

Berisha: Kthimi i Ligjit për Specialen nuk është fitore, zgjidhje është zhbërja e Dhomave të Specializuara

Berisha: Kthimi i Ligjit për Specialen nuk është fitore, zgjidhje është zhbërja e Dhomave të Specializuara

Gjermania mposht Serbinë, Gruda shënon në Beograd

Gjermania mposht Serbinë, Gruda shënon në Beograd

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën