Komuna e Mitrovicës u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë orëve në vijim, për shkak të paralajmërimeve meteorologjike për erëra të forta.
Në një njoftim publik, komuna ka bërë të ditur se është duke përcjellë zhvillimet meteorologjike, ndërsa ka kërkuar nga qytetarët të ndërmarrin masa parandaluese.
Sipas njoftimit, deri më tani në territorin e Mitrovicës nuk është raportuar asnjë rast apo dëme të shkaktuara nga erërat e forta.
Megjithatë, mundësia e intensifikimit të erërave ka bërë që institucionet komunale të apelojnë për kujdes të shtuar gjatë orëve të ardhshme./teve1.info/







