Ylber Ramadani do te jetë mungesa e rëndësishme e Shqipërisë në sfidën e radhës ndaj Bjellorusisë, për shkak të pezullimit nga kartonët.
Mesfushori kuqezi nuk e fshehu zhgënjimin që nuk do të jetë në fushë,
por konfirmoi se do të udhëtoj me skuadrën drejt Hungarisë për të qëndruar pranë shokëve.
“U mërzita shumë kur mora kartonin, sepse doja të isha në ndeshjen e radhës. Ata luajnë shumë me topat e dytë dhe me duele. Do të shkoj me çunat në
Hungari, që të jemi bashkë”, ka thënë Ramadani, i cili ka përmbushur kuotën e kartonëve dhe i duhet të mungoj pëerduelin me Sllovakinë, të dielën.
Për triumfin ndaj Finlandës, Ramadani ka thënë se trajneri Rolando Maran ndryshoi sistemin e lojës, pasi ekipi hasi në vështirësi në 15 minutat e para.
Shqipëria triumfoi 2:0 ndaj Finlandës në Tiranë për ta ruajtur vendin e parë në grup dhe për të qenë sa më afër rikthimit në Ligën B, të Ligës së Kombeve.









