TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Janjiç: Qeveria e re në Serbi të përcaktojë se çfarë është dakorduar në dialog

by Teve1
11 minuta ago
0
A A
Janjiç: Qeveria e re në Serbi të përcaktojë se çfarë është dakorduar në dialog

Dushan Janjiç nga Forumi për Marrëdhënie Etnike në Beograd, duke folur në programin e mëngjesit të RTK2, ka deklaruar se në parim pajtohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se Serbia duhet ta pranojë realitetin. Megjithatë, ai ka theksuar se pushteti i ri në Beograd, para se të marrë çfarëdo vendimi, duhet të përcaktojë se çfarë është dakorduar deri më tani dhe cilat obligime janë marrë në dialogun me Prishtinën.

Kurti, në një intervistë për Radio France Internationale (RFI), gjatë qëndrimit në Paris, ka deklaruar se Qeveria e re e Serbisë duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës. Sipas tij, një vendim i tillë do të ishte treguesi kryesor i orientimit demokratik të Serbisë.

Janjiç vlerëson se është në interes të Serbisë të përballet me realitetin politik dhe të fillojë zgjidhjen e problemeve ekzistuese, por hapi i parë duhet të jetë transparenca e plotë për negociatat e deritanishme.

“Pushteti i ri nuk duhet të njohë asgjë pa parë se çfarë është nënshkruar. Në Serbi nuk e dimë se çfarë është nënshkruar, çfarë jo dhe çfarë është zbatuar. Diçka dimë, por duam informacione zyrtare. Kusht për pranimin e realitetit është të dimë se cilat obligime janë marrë në emër të Serbisë”, ka thënë Janjić, duke rikujtuar se prej vitesh ka kërkuar transparencë në dialog.

Duke folur për Marrëveshjen e Brukselit për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve, të vitit 2023, dhe aneksin e zbatimit të saj nga Ohri, Janjić ka theksuar nevojën për të sqaruar statusin juridik dhe politik të obligimeve të marra.

Ai ka përmendur veçanërisht letrat e ish-kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiç, drejtuar zyrtarëve evropianë, në të cilat Serbia kishte shprehur rezerva lidhur me disa nga obligimet e marrëveshjes.

Sipas tij, duhet të sqarohet se si i interpretojnë ndërmjetësuesit evropianë këto letra dhe nëse ndërkohë janë arritur marrëveshje shtesë, përfshirë edhe pajtime eventuale gojore.

Janjiç ka rikujtuar gjithashtu rëndësinë e Kapitullit 35 në negociatat e Serbisë me Bashkimin Evropian, i cili përfshin normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Ai ka vlerësuar se çështja e njohjes formale nuk mund të ndahet nga zbatimi i obligimeve të marra dhe ecuria e ardhshme e integrimit evropian.

Sipas tij, Serbia gjatë procesit të deritanishëm të normalizimit ka ndërmarrë hapa që përbëjnë një formë të caktuar të njohjes de facto të institucioneve të Kosovës, por çështja e njohjes formale mbetet e hapur.

Janjiç ka theksuar se vazhdimi i dialogut varet nga formimi i institucioneve të reja në Serbi dhe përcaktimi i mandatit negociues. Sipas vlerësimit të tij, pushteti i ri fillimisht duhet të shqyrtojë marrëveshjet ekzistuese dhe pasojat e tyre, para se të përcaktojë politikën e ardhshme ndaj Kosovës.

Qëndrimi i Listës së Studentëve ndaj Listës Serbe

Duke komentuar deklaratat e përfaqësuesve të Listës së Studentëve se nuk do të bashkëpunojnë me Listën Serbe, e cila merr pjesë në jetën politike të Kosovës dhe përfaqëson një pjesë të komunitetit serb në institucionet e Kosovës, Janjiç ka vlerësuar se bëhet fjalë për deklarata politike që pasqyrojnë pakënaqësinë me mënyrën e deritanishme të veprimit të kësaj partie.

Si një nga kritikat kryesore ndaj Listës Serbe, ai ka përmendur “vendosjen e monopolit politik mes serbëve në Kosovë dhe kufizimin e pluralizmit politik”.

“Vërejtja ime kryesore ndaj Listës Serbe është se ajo ka qenë instrument për shuarjen e sistemit shumëpartiak dhe të së drejtës së pjesëtarëve të komunitetit serb për të vendosur për veten e tyre”, ka thënë Janjiç.

Ai ka vlerësuar se pozita politike dhe mandatet parlamentare nuk mund të shërbejnë si mbrojtje nga hetimet eventuale për rrjedhat financiare dhe veprimtarinë e strukturave të lidhura me këtë parti.

Në këtë kontekst, ai ka përmendur rastin e bankës ALTA, duke ngritur pretendime për parregullsi të mundshme financiare, të cilat, sipas tij, duhet të hetohen nga organet kompetente.

Janjiç mendon se ndryshimi i pushtetit në Beograd do të ndikojë edhe në qasjen e deritanishme ndaj Listës Serbe, veçanërisht sa i përket përgjegjësisë politike dhe respektimit të ligjeve të Serbisë.

“Kjo është një paralajmërim i rëndësishëm. Nuk do të mund të vazhdohet më si deri tani, me marrëveshje me individë në majën e pushtetit në Serbi dhe duke iu shmangur ligjeve të Serbisë”, ka vlerësuar Janjiç.

Ai ka rikujtuar edhe vendimet dhe veprimet e mëhershme të Listës Serbe, përfshirë largimin nga institucionet e Kosovës dhe krizat politike që pasuan, duke vlerësuar se këto veprime kanë kontribuar në përkeqësimin e pozitës së komunitetit serb.

Në këtë kontekst, ai ka përmendur edhe sulmin në Banjskë, si dhe largimin e vazhdueshëm të banorëve dhe humbjen e perspektivës për serbët në Kosovë.

Duke folur për politikën e ardhshme të Beogradit ndaj serbëve në Kosovë, Janjiç ka vlerësuar se modeli i deritanishëm i mbështetjes buxhetore duhet të zëvendësohet me një qasje zhvillimore, të shoqëruar me kontroll të qartë të shpenzimit të mjeteve.

Sipas tij, në vend që serbët e Kosovës të trajtohen si kategori e rrezikuar sociale, duhet të krijohet një fond serioz për mbështetjen e normalizimit të marrëdhënieve dhe zhvillimin e komunitetit serb, me financim transparent dhe mbikëqyrje të duhur.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Goditi me veturë një person në Podujevë, arrestohet i dyshuari

Gjykata Themelore në Mitrovicë dënon një person me 10 vjet burgim për sulm seksual  

Në Kaçanik arrestohet një i mitur nën dyshimin për dhunimin e një vajze të mitur

Njësia A3 e KEK-ut rikthehet në operim: Në këtë faze mund të ketë emetim më të theksuar të tymit

Sindikalistët e KEK-ut dalin në protestë për pakënaqësitë me pagat

Në Kosovë kundërshtohet aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së më 16 shtator

Komisioni për Legjislacion shqyrton kthimin e Ligjit për Specialen

Goditi me veturë një person në Podujevë, arrestohet i dyshuari

Gjykata Themelore në Mitrovicë dënon një person me 10 vjet burgim për sulm seksual  

Në Kaçanik arrestohet një i mitur nën dyshimin për dhunimin e një vajze të mitur

Njësia A3 e KEK-ut rikthehet në operim: Në këtë faze mund të ketë emetim më të theksuar të tymit

Sindikalistët e KEK-ut dalin në protestë për pakënaqësitë me pagat

Janjiç: Qeveria e re në Serbi të përcaktojë se çfarë është dakorduar në dialog

Janjiç: Qeveria e re në Serbi të përcaktojë se çfarë është dakorduar në dialog

Në Kosovë kundërshtohet aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së më 16 shtator

Komisioni për Legjislacion shqyrton kthimin e Ligjit për Specialen

Moti sot me diell dhe vranësira të pakta

Parashikimi i motit për sot

Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare, në rend dite marrëveshjet ndërkombëtare dhe çështjet e shëndetësisë

Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare, në rend dite marrëveshjet ndërkombëtare dhe çështjet e shëndetësisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën