Protestat në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme, ku qytetarët janë mbledhur fillimisht para Ministrisë së Arsimit, për të vazhduar më pas me marshimin drejt Kryeministrisë.
Pas qëndrimit për një periudhë kohe para ambienteve të Ministrisë së Arsimit, protestuesit kanë nisur marshimin në drejtim të godinës së Kryeministrisë, ku pritet të vazhdojnë tubimin e tyre.
Sipas raportimeve, ditët e fundit protestat janë zhvilluar në mënyrë të qetë, pa incidente apo përplasje të theksuara. E njëjta situatë është raportuar edhe gjatë protestës së sotme, ku deri më tani nuk janë shënuar tensione.
Ndërkohë, për mbarëvajtjen e situatës dhe parandalimin e incidenteve të mundshme, rreth 1 mijë forca të sigurisë janë vendosur në gatishmëri.
Autoritetet po mbajnë nën vëzhgim zhvillimet në kryeqytetin shqiptar, ndërsa protesta po vazhdon me marshimin e qytetarëve drejt Kryeministrisë./tch









