Përmes njoftimit, ShSKUK bëri të ditur se në klinikat COVID-19 në QKUK janë duke u trajtuar 48 pacientë, prej tyre një në Mjekim Intensiv.
“Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 32 pacientë + 1 pacient në Mjekim Intensiv, Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 9 pacientë, Klinika e Neonatologjisë, 2 foshnje”, thuhet ndër tjerash në njoftim.
Po ashtu, ShSKUK ka publikuar edhe raportin e pacientëve që po marrin trajtim nëpër spitalet e vendit.
“Spitali i Gjakovës,11 pacientë, Spitali i Pejës, 11 pacientë, Spitali i Gjilanit, 11 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 4 pacientë”, thuhet në njoftim./teve1.info/