TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mbulohet nga bërlloku, frika nga qentë, mungesa e ndriçimit publik – “Kodra e Trimave” me “një mijë” probleme

Ka disa javë, që banorët e lagjes “Kodra e Trimave” në Prishtinë, po jetojnë mes mbeturinave. Kjo pasi bërlloku në këtë pjesë të Prishtinës nuk është duke u grumbulluar, teksa niveli lokal dhe ai qendror, vazhdojnë ta fajësojnë njëri-tjetrin.

by Adea Mustafaj
14 minuta ago
0 0
A A

Mesditën e së martës, u nisen për në shkollë.

Por, rrugën deri atje, fëmijët në rrugën “Nexhmi Llumnica” në Prishtinë, duhet ta bëjnë përmes bërllokut.

Kjo pasi në Kodrën e Trimave në Prishtinë, mbeturinat ka disa javë që nuk janë mbledhur.

Kësisoj, të martën kjo ishte pamja para çdo shtëpie në këtë rrugë.

“Na këtu jemi skaj botës, s’kemi kurgjo. Kurgjo s’kem. Mas pari mbeturinat që tri javë ditë se kanë hek.… Mundet me u shfaq edhe epidemi. Pampersa e sheh posht krejt nëpër rrug e kan shkepur qenë endacak e rrëzojn, tani me e mbledh, faqja e zezë”, u shpreh një banorë.

Kjo gjendje e krijuar, po i shtynë banorët të mendojnë edhe largimin nga kjo pjesë e Prishtinës.

“Që një muaj e gjysmë nuk e kan marr po e shihni edhe vetë. Nja 20 thasë i kam brenda në oborr me e vendos në rrugë krejt po e përhapin qentë. Qentë na mbyten. I kisha bo apel kryetari të Komunës me ndërmarr diçka përndryshe na veç me dal prej këtu”, ka thënë banori tjetër.

Por, bërlloku nuk është problemi i vetëm i banorëve të lagjes “Kodra e Trimave”.

Këtu, mungon edhe ndriçimi publik.

“Që pesë javë, ndriqim rruge jemi. Nuk i intereson kujna… Prej qenve endacak sikur u kon ora policore, me dal prej dere nuk guxon. Një grua ka qenë në shitore me marr diçka, ka bërtit, janë dal kojshit e kanë shpëtu nga qent endacak”, theksoj tutje banori..

“Për nja dhjetë herë i kom thonë edhe jom shku nja dy-tre herë në Komunë kanë thonë ‘Po, po kqyrim. Ju marrim parasysh’. Kur nuk janë dal me na ngjit.Knej posht ka pas deri vonë ten a kur s’ka pas 35 shtëpia., kurr ndriqim nuk kemi pas”, tha tutje poashtu banori tjetër.

Problemet me grumbullimin e mbeturinave në këtë lagje, i kanë pranuar të martën edhe në Kompaninë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi”.

“Gjatë javëve të fundit, KRM “Pastrimi” është përballur me vështirësi të theksuara të natyrës teknike dhe operative, si pasojë e defekteve të paraqitura në një pjesë të automjeteve për grumbullimin dhe transportimin e mbeturinave. Këto rrethana kanë ndikuar drejtpërdrejt në kapacitetet tona operacionale, duke krijuar vështirësi në respektimin e dinamikës së zakonshme të shërbimit në disa zona të kryeqytetit”, kanë thënë nga Kompaninë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi”.

Për problemin e mbeturinave, të martën dolën në konferencë të jashtëzakonshme për media edhe në Komunën e Prishtinës.

Nënkryetarja, Besianë Musmurati, fajin e hodhi tek Ministria e Financave.

“Kapacitetet e Kompanisë Rajonale Pastrimi për mbledhjen e mbeturinave janë tejet të limituara.. Do të tregoj për pritjen trivjeçare të kompanisë për blerjen e 100 kamionëve të rinj, 10 mijë kontejnerëve dhe përmes një kredie prej 74 milionë eurove nga Banka Zhvillimore Gjermane që nuk po e nënshkruan Hekuran Murati”, u shpreh Musmurati.

E derisa niveli qendror dhe ai lokal, të merren vesh rreth këtij problemi, banorët e lagjes “Kodra e Trimave” duhet të jetojnë mes mbeturinave.

Në rast se nuk zgjidhet kjo situatë, banorët kanë paralajmëruar edhe protesta.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Kosova i bashkohet Deklaratës Politike për mbrojtjen e mirëqenies dhe të ardhmes së fëmijëve

Kurti: Kosova i bashkohet Deklaratës Politike për mbrojtjen e mirëqenies dhe të ardhmes së fëmijëve

​Komisioni Evropian nis negociatat për heqjen e tarifave roaming me vendet e Ballkanit Perëndimor

​Komisioni Evropian nis negociatat për heqjen e tarifave roaming me vendet e Ballkanit Perëndimor

Pezullohen kontratat 40-orëshe për mësimdhënësit në Prishtinë, palët presin unifikimin deri në fund të janarit

Pezullohen kontratat 40-orëshe për mësimdhënësit në Prishtinë, palët presin unifikimin deri në fund të janarit

Punëtorët teknik të QKMF-së dhe QMF-ve në Viti prej katër muajsh kanë mbetur pa paga

Punëtorët teknik të QKMF-së dhe QMF-ve në Viti prej katër muajsh kanë mbetur pa paga

Kurti: Kosova i bashkohet Deklaratës Politike për mbrojtjen e mirëqenies dhe të ardhmes së fëmijëve

Kurti: Kosova i bashkohet Deklaratës Politike për mbrojtjen e mirëqenies dhe të ardhmes së fëmijëve

​Komisioni Evropian nis negociatat për heqjen e tarifave roaming me vendet e Ballkanit Perëndimor

​Komisioni Evropian nis negociatat për heqjen e tarifave roaming me vendet e Ballkanit Perëndimor

Pezullohen kontratat 40-orëshe për mësimdhënësit në Prishtinë, palët presin unifikimin deri në fund të janarit

Pezullohen kontratat 40-orëshe për mësimdhënësit në Prishtinë, palët presin unifikimin deri në fund të janarit

Mbulohet nga bërlloku, frika nga qentë, mungesa e ndriçimit publik – “Kodra e Trimave” me “një mijë” probleme

Mbulohet nga bërlloku, frika nga qentë, mungesa e ndriçimit publik – “Kodra e Trimave” me “një mijë” probleme

Punëtorët teknik të QKMF-së dhe QMF-ve në Viti prej katër muajsh kanë mbetur pa paga

Punëtorët teknik të QKMF-së dhe QMF-ve në Viti prej katër muajsh kanë mbetur pa paga

Vendimi i Speciales për Thaçin dhe të tjerët, VV: Kjo gjykatë po prodhon padrejtësi

VV: 2,18 milionë euro nga fondet e BERZH-it u shpenzuan jashtë destinimit

Ekzekutohet me armë zjarri një 39-vjeçar shqiptar në Spanjë

Ekzekutohet me armë zjarri një 39-vjeçar shqiptar në Spanjë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën