TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Punëtorët teknik të QKMF-së dhe QMF-ve në Viti prej katër muajsh kanë mbetur pa paga

Prej katër muajve, në Viti kanë mbetur pa paga punëtorët teknik të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe të Qendrave të tjera të Mjekësisë Familjare. Si shkak i këtij problemi, ata kanë vendosur që nga java tjetër ta bojkotojnë punën.

by Fëllënza Krasniqi
15 minuta ago
0 0
A A

Pagat nuk i kanë marrë prej katër muajsh.

Mirëpo, deri sot çdo ditë këto punëtore teknike të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, janë paraqitur në vendin e punës.

Për shkak që për gjithë këta muaj zgjidhja nuk u bë, këta punonjës ka marrë vendim që nga e hëna e javës tjetër ta ndërpresin punën.

Deri tash, pavarësisht vonesës së pagave, punonjësit kanë vazhduar punën si zakonisht, duke u kujdesur për mirëmbajtjen dhe pastërtinë e objektit shëndetësor.

“Qe katër muaj nuk kemi paga, tash kemi filluar në muajin nëntor e prej 1 nëntori nuk kemi kontrata. E paga që katër muaj nuk kemi marr. Dje kemi pasur një takim me kryetarin e sindikatës kemi vendos me këtë javë me punu, por mjete nuk kemi se kompania i ka marr. Këtë jave kemi me punu prej të hënës kemi vendos mos me punu, paga jo, kontrata jo, çka me bo”, ka thënë Tafa.

Punëtorja Safete Tafa, thotë se kërkesë e vetme e tyre është pagat të ekzekutohen.

“Kërkesa jonë është që të bëhet një zgjidhje tash jemi në muajin nëntor pa kontrata kushdo le të merr ne jemi në gjendje me punu qysh kemi punu përpara kurrë probleme s’kemi pas”, u shpreh tutje Tafa.

Nga komuna e Vitisë, në një përgjigje me shkrim për TËVË1, kanë thënë se e gjithë kjo situatë u shkaktua si shkak i vështirësive financiare që ka shkaktuar kontrata kolektive.

“Pasojat financiare të zbatimit të kontratës kolektive janë bartur drejtpërdrejt mbi buxhetin komunal, përmes bllokimit dhe tërheqjes së mjeteve financiare nga përmbaruesit, duke krijuar një situatë të vështirë për menaxhimin e financave publike dhe për përmbushjen e obligimeve të rregullta të komunës”, kanë thënë nga Komuna e Vitisë.

Për asambleisten opozitare, Liridona Bislimi, situata është e papranueshme.

“Shqetësimi ynë është se çka me punëtorët që kanë qenë të vendosur ne punë nga kompania paraprake. Nuk i kanë marrë pagat, por te njëjtën kohen rrezikohen që të humbin vendin e tyre të punës, pra ky është një shqetësim jashtëzakonisht serioz. Në anën tjetër kemi kuptuar që edhe punëtorët që janë të punësuar nga CARITAS tash e tetë muaj janë pa paga”, u shpreh Bislimi.

Punëtorët teknik janë duke u ballafaquar me probleme me paga edhe në komuna të tjera të Kosovës.

Në Prishtinë, punëtorët teknik të shkollave protestuan për disa muaj, si shkak se paga e tyre ishte nën pagën minimale të miratuar nga qeveria.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Kosova i bashkohet Deklaratës Politike për mbrojtjen e mirëqenies dhe të ardhmes së fëmijëve

Kurti: Kosova i bashkohet Deklaratës Politike për mbrojtjen e mirëqenies dhe të ardhmes së fëmijëve

​Komisioni Evropian nis negociatat për heqjen e tarifave roaming me vendet e Ballkanit Perëndimor

​Komisioni Evropian nis negociatat për heqjen e tarifave roaming me vendet e Ballkanit Perëndimor

Pezullohen kontratat 40-orëshe për mësimdhënësit në Prishtinë, palët presin unifikimin deri në fund të janarit

Pezullohen kontratat 40-orëshe për mësimdhënësit në Prishtinë, palët presin unifikimin deri në fund të janarit

Mbulohet nga bërlloku, frika nga qentë, mungesa e ndriçimit publik – “Kodra e Trimave” me “një mijë” probleme

Vendimi i Speciales për Thaçin dhe të tjerët, VV: Kjo gjykatë po prodhon padrejtësi

VV: 2,18 milionë euro nga fondet e BERZH-it u shpenzuan jashtë destinimit

Ekzekutohet me armë zjarri një 39-vjeçar shqiptar në Spanjë

Ekzekutohet me armë zjarri një 39-vjeçar shqiptar në Spanjë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën