Dita e parë e bisedimeve midis Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së në Emiratet e Bashkuara Arabe ka përfunduar pas katër orësh.
Duke folur pas përfundimit të bisedimeve të ditës së parë, ekretari i shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha se bisedimet ishin “shumë produktive”, por se kishte ende shumë punë për t’u bërë.
Reuters raporton se Rubio tha gjithashtu se qëllimi ishte që në një moment të zgjeroheshin bisedimet trepalëshe për të përfshirë edhe zëra të tjerë evropianë.
Ndërsa presidenti ukrainas, VoIodymyr Zelensky tha se në bisedime janë diskutuar çështje humanitare si shkëmbimet e të burgosurve të luftës dhe kthimi i fëmijëve, duke shtuar se garancitë e sigurisë ishin në axhendë.









