TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gaxherri kërkon dorëheqjen e Shiroka-Pulës

by tëvë1
13 minuta ago
0
A A
Gaxherri kërkon dorëheqjen e Shiroka-Pulës

Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxheri ka kërkuar nga presidentja Justina Shiroka-Pula, dorëheqjen, pasi largimit të deklaratës së Pavarësisë së Kosovës dhe figurës së presidentit historik Ibrahim Rugova nga vendet e nderit në Presidencë.

Ajo ka thënë se ky është një skandal dhe me dëme të pariparueshëm.

“Është skandal i pariparueshëm, pamarre parasysh a kthehen dhe duhet të kthehen, deklarata e pavarësisë dhe figurës së Ibrahim Rugovës. Janë prek atributet shtetërore. Jam e shqetësuar me këtë veprim. Nuk kam besuar që presidentja të bije në këtë nivel. Për ta evituar këtë skandal dhe për të mos i mohuar Kosovës një përfaqësim të denjë, kish qenë mirë që znj. Shirkoka të dorëhiqet”, ka thënë ajo në emisionin “Mesditë” në Tëvë1.

Nga Presidenca në një reagim për media kanë thënë se nuk është larguar asgjë nga ky institucion.

Ky veprim është kundërshtuar edhe nga LDK-ja, e cila ka kërkuar rikthimin e fotografisë së Presidentit Ibrahim Rugova dhe të Deklaratës së Pavarësisë në vendet e tyre të nderit në Presidencë.
Vendimi i presidentes ka ngjallur reagime edhe në opinion.

Presidenca në vend të deklaratës së pavarësisë ka vendosur një filigran.

Sipas një njoftimi të Galerisë së Arteve të Kosovës, kjo vepër e lidh traditën dhe inovacionin nëpërmjet përdorimit të filigranit.

“Rozeta e Simon Shirokës e lidh traditën dhe inovacionin nëpërmjet përdorimit të filigranit, një formë e artit tradicional që nënkupton përdredhjen dhe bashkimin e fijeve të holla metalike në modele të ndërlikuara. Kjo rozetë, e cila në historinë shqiptare shërben si motiv pasurie, përmban atë që duket si një figurinë ballkanike, neolitike me krahë të shtrirë dhe në kontekstin e kësaj ekspozite, evokon rrumbullakësinë e pjatës së tepsisë, e cila shfaqet në veprën e paraqitur të Semâ Bekirovicit, e prezantuar në të njëjtën dhomë”, thuhet në një njoftimin e Galerisë së Arteve

ShareTweet

Postime të ngjashme

Përfundon greva e punëtorëve teknikë në shkollat fillore të Prishtinës

Përfundon greva e punëtorëve teknikë në shkollat fillore të Prishtinës

Çitaku priti Prattipatin, diskutuan për zhvillimet aktuale dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës

Çitaku priti Prattipatin, diskutuan për zhvillimet aktuale dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës

Kurti: Demokracia dhe zhvillimit ekonomik e shoqëror nuk duhet të sakrifikohen për hir të stabilitetit

Kurti: Demokracia dhe zhvillimit ekonomik e shoqëror nuk duhet të sakrifikohen për hir të stabilitetit

Deputeti i PDK-së paralajmëron inicimin e procedurave për shkarkimin e kryetares së Autoritetit të Konkurrencës

Deputeti i PDK-së paralajmëron inicimin e procedurave për shkarkimin e kryetares së Autoritetit të Konkurrencës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën