Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Vitomiricë të Pejës.
Sipas Policisë, disa familjarë e kanë vërejtur viktimën të shtrirë brenda shtëpisë dhe kanë njoftuar autoritetet.
“Fsh. Vitomiricë, Pejë 09.11.2026 – NN. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, përmes dritares, nga disa familjar të tij, ishte vërejtur i shtrirë në shtëpinë e tij. Njësit relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga mjeku është konstatuar se viktima kishte qenë pa shenja jete”, thuhet në raportin e policisë.
Ndërkaq me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./teve1.info/







