Një person i moshës së mitur ka raportuar në polici se është kërcënuar nga vëllai i tij pas një mosmarrëveshje në Graçanicë.
Sipas raportimit që ka bërë ai në polici, vëllai e kishte kërcënuar më thikë dhe sopat.
“Viktima i mitur mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se vëllai i tij, pas një mosmarrëveshje në shtëpi kishte tentuar ta sulmojë me thikë dhe sopat. I dyshuari pasi ka kuptuar se ishte njoftuar policia ishte larguar nga shtëpia dhe ende nuk është hasur nga policia. Është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin dhe vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24-orësh.







