Policia e Kosovës ka arrestuar katër shtetas të Turqisë, për shkak të sulmit ndaj një personi të cilin më pas e kishin futur në veturë dhe e kishin mbajtur aty për 12-orë.
Sipas PK-së rasti kishte ndodhur më 1 nëntor në Prizren, kurse të dyshuarit janë arrestuar më 9 nëntor.
“Më 09.11.2026 pas hetimeve të zhvilluara janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj shtetas të Turqisë për shkak se të njëjtit fillimisht e kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull shtetas i Turqisë dhe pastaj e kishin futur në një veturë dhe e kishin mbajtur për 12 orë kundër vullnetit të tij në një shtëpi private. Lidhur me rastin në cilësi të provave materiale është sekuestruar edhe një veturë”, thuhet në raportin 24-orësh.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./teve1.info/




