Futbollistët shqiptarë, sulmuesi Fisnik Asllani dhe mesfushori Brajan Gruda kanë zënë vend në ekipin më të mirë të javës së fundit në Bundesligën e Gjermanisë.
Formacioni më i mirë i xhiros së nëntë, të publikuar nga “Kicker”, ka përfshirë edhe lojtarin e Hoffenheimit dhe atë të skuadrës së Leipzigut.
Si Asllani ashtu edhe Gruda kanë treguar paraqitje të mira në kampionat, ku skuadrat e tyre kanë siguruar fitore të rëndësishme para pushimit ndërkombëtar.
Hoffenheimi fitoi 2:1 në shtëpi ndaj Schalkes, ndërsa Leipzigu triumfoi 5:2 ndaj skuadrës së Augsburgut, ndeshje këto që u luajtën të dielën, përkatësisht shtunën.
Sulmuesi Asllani shënoi një gol dhe bëri një asistim për fitoren e ngushtë të Hoffenheimit, ndërsa Gruda asistoi dy herë në fitoren e thellë të Leipzigut.
Të dy futbollistët shqiptarë, për herë të parë këtë sezon janë përfshirë në ekipin më të mirë të xhiros në Bundesligë.
Asllani është ftuar te Kombëtarja e Kosovës për ndeshjet e këtij muaji në Ligën e Kombeve kurse Gruda do të jetë pjesë e Gjermanisë në grumbullimin e nëntorit.




