Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gëzim Plakolli është shprehur i habitur me takimin që ka zhvilluar sot kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku me Safet Kamberin, kryesues i Kuvendit Komunal në Mitrovicë nga radhët e LDK-së.
Plakolli ka thënë se takimi i Abdixhikut me Kamberin të cilin e ka quajtur vartës të Faton Pecit i ka ngjallur dilema.
Madje, ai ka thënë se për këtë takim as që ka qenë i informuar.
“Kam dy pyetje tash mi shtrua për kryetarin e LDK-së. Si është e mundur ta takoj vartësin e Faton Pecit pa asnjë reagim ndaj deklaratave fyese dhe të poshtra ndaj LDK-së që i ka bërë Faton Peci. Nuk reagon kryetari im për fyejt dhe e shtroj një pyetje shumë të drejtë. A është marrëveshja e kryetarit aktual me Safet Kamberin që LDK-ja të fyhet dhe mos të ketë reagime apo ka ndonjë agjendë të fshehur të kryetarit Abdixhiku me Faton Pecin dhe LVV-në”, ka thënë ai në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.
Sipas tij, vizita e Abdixhikut ka ngjallë pakënaqësi edhe të shumë anëtarë e simpatizant të LDK-së.
Plakolli duke shpjeguar zhvillimet në degën e LDK-së në këtë komunë dhe marrëveshjen me Faton Pecin që sipas tij nuk u respektua, kanë marrë vendim për daljen nga koalicioni pas takimit me kryetarin e partisë.
Ai ka thënë se LDK nuk është në koalicion me Faton Pecin.
Plakolli ka thënë se është sabotuar dhe luftuar në zgjedhjet lokale.







