Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar nga një muaj paraburgim pesë të dyshuarve për për rastin e 37 kilogramëve lëndë narkotike të llojit heroinë, në vlerë prej 550 mijë euro.
Pesë të dyshuarit u arrestuan ditën e djeshme pas aksionit të Prokurorisë Speciale dhe AKI-së.
Në këtë rast, policia sekuestroi 10 telefona, një veturë dhe para.
“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë të pandehurve, duke caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditësh, për secilin.Gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate, pasi ekziston rrezik real që nëse të pandehurit lihen në liri, të njëjtit mund të pengojnë zhvillimin normal të procedurës penale, t’i shmangen ndjekjes penale dhe të bëhen të paarritshëm për organet e drejtësisë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës./teve1.info/







