Drejtori Rajonal i Policisë në Ferizaj, nënkolonel Faton Pllana, ka pritur në takim lamtumirës nënkolonel Miguel Cisneros, oficer ekzekutiv i Grupit të Mbështetjes së Zonës – Ballkani, të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me shërbim në Kampin Bondsteel.
Takimi u mbajt me rastin e përfundimit të misionit të Cisnerosit në Kosovë dhe në shenjë mirënjohjeje për bashkëpunimin e deritanishëm.
Pllana vlerësoi bashkëpunimin dhe kontributin e oficerit amerikan, duke i uruar suksese në angazhimet e ardhshme.
Policia Rajonale e Ferizajt ka vlerësuar bashkëpunimin me Ushtrinë Amerikane dhe partneritetin e vazhdueshëm në funksion të sigurisë dhe shërbimit ndaj qytetarëve.








