TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Arian Tahiri: Gjyqi ndaj katërshes së UÇK-së nuk ka të bëjë me zbardhjen e së vërtetës

by Tëvë1
21 minuta ago
0
A A
Arian Tahiri: Gjyqi ndaj katërshes së UÇK-së nuk ka të bëjë me zbardhjen e së vërtetës

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, në gjashtë vjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së, ka deklaruar se procesi gjyqësor ndaj tyre, sipas tij, nuk ka të bëjë me drejtësinë, por me përpjekjen për të ndryshuar narrativen historike për Kosovën.

Duke folur në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, deputeti Tahiri tha se kontributi dhe emrat e të akuzuarve në Hagë nuk mund të zhbëhen nga procesi gjyqësor, raporton KosovaPress.

“Gjyqi ndaj tyre nuk ka lidhje me drejtësinë, por me përmbysjen e historisë, nuk ka lidhje me zbardhjen e së vërtetës, por me ndërtimin e një narrative të rreme për Kosovën. Është një inxhenerim politik që po shndërron rezistencën tonë në faj, atyre në Hagë mund t’ua vrasin kohën, por jo kontributin dhe as emrat. Emrat e tyre, historia e tyre dhe e vërteta që përfaqësojnë është shumë më e madhe se ajo gjykatë”, tha Tahiri.

Ai tha se çështja e Hagës i tejkalon dallimet partiake dhe politike, duke e cilësuar atë si një betejë kombëtare, shtetërore dhe historike. Ai adresoi disa pyetje për bashkësinë ndërkombëtare.

“Beteja në Hagë i tejkalon partitë, politikat ditore dhe dallimet tona. Duhet të jemi në betejë bashkërisht sepse është betejë kombëtare, shtetërore dhe historike. Sot kur po hymë në vitin e shtatë të kësaj pritje, nga ky kuvend duhet të kemi një mesazh për Bashkësinë ndërkombëtare dhe veçanërisht për BE-në. Kosova ju besoi kur kërkonte shpëtim nga regjimi i Millosheviqit, kur kërkonte liri. Sot pyesim ku janë standardet e barabarta, ku është zëri i Evropës? A është kjo Evropa e vlerave që na është premtuar? Nuk po ju kërkojmë të mbani anën e askujt, por anën e drejtësisë, të mbroni drejtësinë nga çdo ndikim”, tha Tahiri.

Gjashtë vjet më parë, më 4 dhe 5 nëntor 2020, nisi një nga kapitujt më të rëndësishëm dhe më të ndjeshëm të zhvillimeve gjyqësore për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Brenda një dite, në Hagë u dërguan katër figura të rëndësishme të skenës politike të Kosovës: Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi. Që nga ajo kohë, ata u përballën me proceset gjyqësore në Dhomat e Specializuara. Po atë ditë, nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” u nis aeroplani drejt Hagës, me katër ish-krerët e UÇK-së, të cilët që nga ajo kohë u përballën me procesin gjyqësor në kuadër të Dhomave të Specializuara.

Pas rreth gjashtë vjetësh të procesit gjyqësor, më 16 shtator të këtij viti u shpall vendimi i shkallës së parë, ndaj të cilit pritet të vazhdojë procedura e ankimimit.

Ndërkohë, më 17 nëntor pritet të merret një tjetër vendim për ish-presidentin Hashim Thaçi, kësaj radhe në rastin e dytë gjyqësor që lidhet me pretendimet për tentim-pengim të drejtësisë.

Tags: arian TahiripdkTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Konjufca takohet me ministrin e Jashtëm të Zvicrës, Ignazio Cassis

Konjufca takohet me ministrin e Jashtëm të Zvicrës, Ignazio Cassis

Zemaj: 358 milionë euro buxhet për shëndetësi, por pacientët vazhdojnë t’i blejnë vetë barnat

Zemaj: 358 milionë euro buxhet për shëndetësi, por pacientët vazhdojnë t’i blejnë vetë barnat

Drejtori i Policisë në Ferizaj priti në takim lamtumirës oficerin e Bondsteel-it

Drejtori i Policisë në Ferizaj priti në takim lamtumirës oficerin e Bondsteel-it

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Lirohet Behar Preniqi pas më shumë se një vit në burgje të Serbisë

Konjufca takohet me ministrin e Jashtëm të Zvicrës, Ignazio Cassis

Konjufca takohet me ministrin e Jashtëm të Zvicrës, Ignazio Cassis

Zemaj: 358 milionë euro buxhet për shëndetësi, por pacientët vazhdojnë t’i blejnë vetë barnat

Zemaj: 358 milionë euro buxhet për shëndetësi, por pacientët vazhdojnë t’i blejnë vetë barnat

Drejtori i Policisë në Ferizaj priti në takim lamtumirës oficerin e Bondsteel-it

Drejtori i Policisë në Ferizaj priti në takim lamtumirës oficerin e Bondsteel-it

Arian Tahiri: Gjyqi ndaj katërshes së UÇK-së nuk ka të bëjë me zbardhjen e së vërtetës

Arian Tahiri: Gjyqi ndaj katërshes së UÇK-së nuk ka të bëjë me zbardhjen e së vërtetës

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Lirohet Behar Preniqi pas më shumë se një vit në burgje të Serbisë

Tahiri: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi institucionale nga pushteti për rastin e Astrit Deharit

Tahiri: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi institucionale nga pushteti për rastin e Astrit Deharit

Shiroka Pula pret kryediplomatin zviceran, në fokus forcimi i marrëdhënieve dhe investimet në Kosovë

Shiroka Pula pret kryediplomatin zviceran, në fokus forcimi i marrëdhënieve dhe investimet në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën