Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për sulm fizik ndaj një personi tjetër.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti dyshohet të ketë ndodhur më 1 nëntor 2026, ndërsa i dyshuari është arrestuar më 3 nëntor.
“Me 03.11.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka sulmuar fizikisht një person”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Tutje, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje../teve1.info/







