TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Aleanca kërkon sqarime nga Konjufca: A është shfuqizuar vendimi që ndalonte punësimin e familjarëve në diplomaci?

by Tëvë1
1 orë ago
0
A A
Aleanca themelon Shkollën Politike, Besnik Tahiri në krye të saj

Aleanca ka reaguar ndaj emërimeve të fundit në shërbimin diplomatik të Kosovës, duke ngritur dyshime për nepotizëm dhe lidhje familjare e politike të personave të emëruar në ambasada dhe konsullata.

Në një reagim të publikuar në faqen zyrtare në Facebook, Aleanca i është drejtuar ministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, duke kërkuar sqarime nëse është shfuqizuar Vendimi nr. 113/2024, i nënshkruar më 23 prill 2024 nga ish-ministrja Donika Gërvalla, përmes të cilit ndalohej punësimi i familjarëve të afërt të zyrtarëve dhe diplomatëve në MPJD.

Sipas Aleancës, vendimet e fundit për emërime në shërbimin diplomatik mbajnë nënshkrimin e Glauk Konjufcës dhe disa prej personave të emëruar kanë lidhje familjare apo politike me figura të pushtetit.

Në reagim përmenden pesë raste: Rina Dragidella në Uashington, Kaltrina Dalipi në Berlin, Vera Rexhepi Leci në Iowa, Lumturie Lipoveci në Hagë dhe Njazi Ajvazi në Kopenhagë. Aleanca ngre pretendime për lidhjet e tyre familjare e politike, si dhe për mospërmbushje të kritereve dhe procedurave të gradimit diplomatik.

Aleanca kërkon nga Konjufca të sqarojë nëse Vendimi 113/2024 është shfuqizuar zyrtarisht, kur ka ndodhur kjo dhe për çfarë arsyeje. Po ashtu, kërkon përgjigje se si është e mundur që, sipas saj, përfaqësitë diplomatike të Kosovës po shndërrohen në vende sistemimi për persona me lidhje me pushtetin.

Në fund të reagimit, Aleanca paralajmëron se nuk do të heshtë ndaj asaj që e cilëson nepotizëm në diplomacinë kosovare dhe se do të kërkojë llogaridhënie për secilin emërim.

“Ndryshimi i parimeve dhe shkelja e ligjit ekzistues është tradhtia më e madhe që mund t’u bëhet profesionistëve të rinj dhe diplomatëve të karrierës”, thuhet në reagimin e Aleancës.

Tags: alenacaGlauk KonjufcaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Pa staf, pa vetura dhe pa kushte të punës – Gjendja e rënduar e Qendrave për Punë Sociale

Pa staf, pa vetura dhe pa kushte të punës – Gjendja e rënduar e Qendrave për Punë Sociale

24 orë, 10 raste dhune në familje – ekspertët alarmojnë për dënimet e buta

Për dhjetë muaj u aprovuan 944 urdhra mbrojtës, 90 raste të dhunës në familje patën epilog lirues

“Vajza duart akull” – Shkolla “Faik Konica” në Prishtinë pa ngrohje, ankohen nxënësit dhe prindërit

“Vajza duart akull” – Shkolla “Faik Konica” në Prishtinë pa ngrohje, ankohen nxënësit dhe prindërit

Vrasja e Diana Kastratit – 15 vjet pas, ngrihet aktakuzë ndaj ish-bashkëshortit të saj, Adnan Jasharit

Haxhiu: Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për krimet e kryera në Kosovë

Haxhiu: Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për krimet e kryera në Kosovë

​Presidentja Shiroka-Pula: Ta mbajmë gjallë Darkën e Lamës dhe vlerat e saj: mirënjohjen, solidaritetin, mikpritjen dhe respektin

​Presidentja Shiroka-Pula: Ta mbajmë gjallë Darkën e Lamës dhe vlerat e saj: mirënjohjen, solidaritetin, mikpritjen dhe respektin

“Këndi i debatit”- 03.11.2026

“Këndi i debatit”- 03.11.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën