Parlamenti i Grenlandës miratoi të martën një marrëveshje mbrojtjeje me SHBA-në dhe Danimarkën, duke i hapur rrugën një pranie të zgjeruar ushtarake amerikane në ishullin Arktik, raportoi transmetuesi danez DR.
Marrëveshja mori 16 vota pro, asnjë kundër, ndërsa shtatë ligjvënës abstenuan pas një debati parlamentar, sipas transmetuesit.
Marrëveshja tani duhet të miratohet nga Parlamenti danez, ku procesi legjislativ është planifikuar të fillojë më 12 nëntor dhe të përfundojë më 19 nëntor.
Marrëveshja do të hyjë në fuqi sapo SHBA-të të marrin njoftimin zyrtar se parlamentet e Grenlandës dhe Danimarkës e kanë miratuar atë.
E nënshkruar në fund të shtatorit nga SHBA-të, Danimarka dhe Grenlanda, marrëveshja përditëson një pakt mbrojtjeje të vitit 1951 dhe parashikon një prani të zgjeruar ushtarake amerikane në ishull.
Gjithashtu synon të forcojë rolin e NATO-s në sigurinë e Arktikut.
Marrëveshja vjen pas muajsh tensionesh të shkaktuara nga thirrjet e përsëritura të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për kontrollin ose pronësinë amerikane të Grenlandës.









