Suksesi në Grand Slamin në Abu Dabi ka bërë që Akil Gjakova e Laura Fazliu të kthehen gradualisht aty ku e kanë vendin, në pjesën e epërme të ranglistës botërore.
Vendi i pestë në kategorinë deri 73 kilogramë, i ka mundësuar Akil Gjakovës të përparojë për plot 14 pozita.
Tani, ai është në vendin e 32-të në ranglistën e kategorisë deri 73 kg pasi me vendin e pestë në Abu Dhabi fitoi 360 pikë në ranglistën botërore.
Ndërkohë, Laura Fazliu që u rendit e treta fitoi 500 pikë dhe ka avancuar për tri pozita në kategorinë deri 63 kilogramë, ku tani mbanë pozitën e 11-të.
Garën e ardhshme xhudistët kosovarë e kanë prej 13 deri më 15 nëntor, në Grand Prix në Zagreb.








