Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Ermal Krasniqi po vazhdon me paraqitje të mira në Superligën e Turqisë, me fanellën e skuadrës së Amedsporit.
E një paraqitje tjetër të mirë, Krasniqi e pati në ndeshjen e fundit ndaj Eyupsporit, të cilën Amedspori i udhëhequr nga Besnik Hasi triumfoi 5:1.
Në këtë fitore bindëse, Krasniqi kontribuoi me gol duke regjistruar golin e tij të parë këtë sezon në Turqi, ndërsa ka edhe 2 asistime në 10 ndeshje të luajtura.
Krasniqi është përfshirë në formacionin më të mirë të javës së dhjetë nga sajti i specializuar “SofaScore”.
Paraqitja e Krasniqit ndaj Eyupsporit është vlerësuar me notën 8.3 dhe ai është njër prej dy lojtarëve që përfaqësojnë Amedsporin në 11-shen më të mirë të xhiros.









