TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Haxhiu: Byroja do verifikojë pasurinë e zyrtarëve edhe pas kryerjes të mandatit

by teve1
1 orë ago
1
A A
Haxhiu: Byroja do verifikojë pasurinë e zyrtarëve edhe pas kryerjes të mandatit

Byroja për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuar do të merret me verifikimin e pasurisë së zyrtarëve publikë, përfshirë edhe pasuritë që mund të jenë kaluar te persona të tretë.

Në rastet kur pasuria nuk mund të justifikohet me të ardhurat, Byroja do t’i drejtohet gjykatës për konfiskimin e saj.

Kështu ka deklaruar kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e cila e ka cilësuar këtë ligj ndër më të rëndësishmit për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ajo ka shpjeguar se Byroja nuk do të ketë kompetencë të konfiskojë drejtpërdrejt pasurinë, pasi vendimin përfundimtar do ta marrë gjykata.

“Kur ka shpërputhje nga të ardhurat, pra paga e zyrtarit, dhe në anën tjetër pasuria, atëherë kërkon që ajo pasuri të arsyetohet, të justifikohet. Pra, ku është burimi, prej nga është blerë banesa, prej nga është blerë kerri, prej nga është blerë shtëpia në bregdet”, ka thënë Haxhiu.

Sipas saj, Byroja mund të nisë verifikimin e pasurisë në bazë të deklarimeve të zyrtarëve, me iniciativë të vetë institucionit, pas raportimeve nga institucionet ose nga palët e treta, përfshirë qytetarët.

“Në rrethanat kur ne nuk mund ta justifikojmë pasurinë që e kemi krijuar, atëherë Byroja kërkon nga gjykata që pasuria e tillë të konfiskohet. Pra, do të jetë vendim i gjykatës”, ka deklaruar ajo në një intervistë për RTK-në.

Haxhiu ka bërë të ditur se ligji do të zbatohet ndaj zyrtarëve publikë edhe pas përfundimit të mandatit të tyre, si dhe ndaj personave të tretë te të cilët dyshohet se është kaluar pasuria për ta fshehur atë.

Ajo ka theksuar se ligji nuk synon të përfshijë të gjithë qytetarët, por zyrtarët që dyshohet se kanë krijuar pasuri të pajustifikueshme duke keqpërdorur detyrën zyrtare.

Para se ligji të procedohet për dekretim te presidentja, duhet të kalojë afati tetëditor brenda të cilit deputetët dhe palët e tjera të autorizuara mund ta dërgojnë atë në Gjykatën Kushtetuese.

Haxhiu ka thënë se pas hyrjes në fuqi të ligjit, Kuvendi do ta zgjedhë drejtorin e Byrosë, ndërsa e rëndësishme do të jetë përzgjedhja e stafit me integritet të lartë moral dhe profesional.

Sipas saj, ky mekanizëm duhet të shërbejë edhe si masë parandaluese, në mënyrë që askush të mos e shohë politikën si mundësi për t’u pasuruar në mënyrë të paligjshme.

ShareTweet

Postime të ngjashme

12 milionë euro për rrugën Kijevë-Dollc, Ministria rihap tenderin për zgjerimin e saj

12 milionë euro për rrugën Kijevë-Dollc, Ministria rihap tenderin për zgjerimin e saj

​Pakt Kombëtar për Arsimin dhe rritje e buxhetit, Hoxhaj thekson prioritetet për transformimin e arsimit

​Pakt Kombëtar për Arsimin dhe rritje e buxhetit, Hoxhaj thekson prioritetet për transformimin e arsimit

Ngjarja në Demiraj të Gjilanit, nesër varrosen 27-vjeçari dhe foshnja

Ngjarja në Demiraj të Gjilanit, nesër varrosen 27-vjeçari dhe foshnja

Kulla: Nuk pres ndryshime të mëdha në raportet me Kosovën nga qeveria e re serbe

Kulla: Nuk pres ndryshime të mëdha në raportet me Kosovën nga qeveria e re serbe

Emisioni “InfoNata” 02.09.2026

Emisioni “InfoNata” 02.09.2026

12 milionë euro për rrugën Kijevë-Dollc, Ministria rihap tenderin për zgjerimin e saj

12 milionë euro për rrugën Kijevë-Dollc, Ministria rihap tenderin për zgjerimin e saj

Sa po ndryshon telefoni mënyrën si funksionon truri ynë?

Sa po ndryshon telefoni mënyrën si funksionon truri ynë?

Rama për investimin në Sazan: Nuk ka akoma një marrëveshje përfundimtare

Rama për investimin në Sazan: Nuk ka akoma një marrëveshje përfundimtare

​Pakt Kombëtar për Arsimin dhe rritje e buxhetit, Hoxhaj thekson prioritetet për transformimin e arsimit

​Pakt Kombëtar për Arsimin dhe rritje e buxhetit, Hoxhaj thekson prioritetet për transformimin e arsimit

Haxhiu: Byroja do verifikojë pasurinë e zyrtarëve edhe pas kryerjes të mandatit

Haxhiu: Byroja do verifikojë pasurinë e zyrtarëve edhe pas kryerjes të mandatit

Ngjarja në Demiraj të Gjilanit, nesër varrosen 27-vjeçari dhe foshnja

Ngjarja në Demiraj të Gjilanit, nesër varrosen 27-vjeçari dhe foshnja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën