TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Halilaj kritikon Qeverinë: Buxheti prej 4.27 miliardë eurosh nuk po sjell zhvillim ekonomik

by Tëvë1
1 orë ago
1
A A
Halilaj kritikon Qeverinë: Buxheti prej 4.27 miliardë eurosh nuk po sjell zhvillim ekonomik

Anëtari i Kryesisë së Aleancës, Durim Halilaj, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për menaxhimin e ekonomisë, duke e akuzuar për paraqitje të shifrave që, sipas tij, nuk pasqyrojnë gjendjen reale ekonomike dhe mirëqenien e qytetarëve.

Përmes një reagimi, Halilaj ka krahasuar buxhetin e vitit 2019, në vlerë prej 2.4 miliardë eurosh, me buxhetin aktual prej 4.27 miliardë eurosh. Ai ka thënë se, ndonëse në aspektin nominal buxheti është rritur për 78 për qind, pas përllogaritjes së inflacionit kumulativ prej rreth 38 për qind, rritja reale është afërsisht 29 për qind.

Sipas tij, buxheti aktual ka fuqi blerëse sa 3.09 miliardë euro të vitit 2019, ndërsa rritja ekonomike e projektuar mbetet në nivelin prej 3.3 deri në 3.6 për qind, bazuar në vlerësimet që ai ua atribuon Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore.

Halilaj ka kritikuar edhe realizimin e investimeve kapitale, duke pretenduar se nga 750.9 milionë euro të planifikuara për nivelin qendror gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2026, janë shpenzuar vetëm 225.5 milionë euro, apo rreth 30 për qind.

“Miliardat në letër nuk janë zhvillim ekonomik. Rritja e buxhetit nuk është e njëjtë me rritjen e mirëqenies”, ka deklaruar Halilaj.

Ai ka ngritur gjithashtu shqetësimin për projektet komunale, duke e akuzuar Qeverinë për mungesë të mbështetjes financiare ndaj pushtetit lokal dhe pengim të realizimit të projekteve infrastrukturore.

Sipas Halilajt, kjo situatë ka ndikuar në zvarritjen e projekteve që lidhen me furnizimin me ujë, ndërtimin e rrugëve dhe trotuareve nëpër komuna.

Në reagimin e tij, ai ka folur edhe për emigrimin, duke pretenduar se rreth 250 mijë qytetarë janë larguar nga Kosova gjatë mandatit aktual, për shkak të mungesës së investimeve, vendeve të reja të punës dhe perspektivës ekonomike.

“Kur nuk ka investime kapitale, kur nuk ka vende të reja pune dhe kur pushteti ofron vetëm propagandë, njerëzit ikin”, ka thënë ai.

Në përfundim të reagimit, Halilaj ka vlerësuar se rritja nominale e buxhetit nuk është përkthyer në përmirësim të mirëqenies së qytetarëve, duke e përmbyllur kritikën me deklaratën: “Kjo qeveri po e zbraz Kosovën!”

Tags: alencaBuxhetiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Pakt Kombëtar për Arsimin dhe rritje e buxhetit, Hoxhaj thekson prioritetet për transformimin e arsimit

​Pakt Kombëtar për Arsimin dhe rritje e buxhetit, Hoxhaj thekson prioritetet për transformimin e arsimit

Haxhiu: Byroja do verifikojë pasurinë e zyrtarëve edhe pas kryerjes të mandatit

Haxhiu: Byroja do verifikojë pasurinë e zyrtarëve edhe pas kryerjes të mandatit

Ngjarja në Demiraj të Gjilanit, nesër varrosen 27-vjeçari dhe foshnja

Ngjarja në Demiraj të Gjilanit, nesër varrosen 27-vjeçari dhe foshnja

Kulla: Nuk pres ndryshime të mëdha në raportet me Kosovën nga qeveria e re serbe

Kulla: Nuk pres ndryshime të mëdha në raportet me Kosovën nga qeveria e re serbe

Rama për investimin në Sazan: Nuk ka marrëveshje përfundimtare, shteti shqiptar do të jetë partner

​Ndalohen dy persona në Pejë, dyshohen se grabitën një shtetase të huaj

​Ndalohen dy persona në Pejë, dyshohen se grabitën një shtetase të huaj

​Ekipi Medial i Hashim Thaçit rikthen publikimet në profilet zyrtare në Facebook dhe X

​Ekipi Medial i Hashim Thaçit rikthen publikimet në profilet zyrtare në Facebook dhe X

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën