TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Projektbuxheti 2027, Bajrami: Rritja e shifrave në letër s’nënkupton rritje të mirëqenies

by teve1
2 orë ago
1
A A
Bajrami pas vendimit të Supremes: Kush po e mbron mafian energjetike?

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritikuar gjendjen ekonomike në vend, pas miratimit të projektbuxhetit për vitin 2027, i cili kap vlerën prej 4.27 miliardë eurosh.

Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka theksuar se rritja e buxhetit dhe e Bruto Produktit Vendor në terma nominalë nuk nënkupton domosdoshmërisht përmirësim të mirëqenies së qytetarëve.

Sipas saj, që nga viti 2021, çmimet në Kosovë janë rritur për rreth 34 për qind, duke ndikuar drejtpërdrejt në fuqinë blerëse të qytetarëve.

Ajo ka theksuar se, ndonëse sot qytetarët mund të marrin më shumë euro, me to mund të blejnë shumë më pak sesa para pesë vitesh.

“Nga viti 2021 deri më sot, çmimet janë rritur rreth 34 për qind. Rritja e buxhetit dhe e Bruto Produktit Vendor në terma nominalë nuk e pasqyron realitetin ekonomik. Sot mund të marrim më shumë euro, por me to blejmë shumë më pak sesa në vitin 2021. Rritja e shifrave në letër nuk do të thotë domosdoshmërisht rritje e mirëqenies së qytetarëve”, ka shkruar Bajrami.

Deputetja e LDK-së ka përmendur edhe largimin e qytetarëve nga Kosova, duke pretenduar se rreth 250 mijë qytetarë e kanë lëshuar vendin që nga viti 2021.

“Fundja, sikur të kishte mirëqenie, nuk e kishin lëshuar vendin rreth 250 mijë qytetarë nga viti 2021”, ka përfunduar ajo.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2027, që do të jetë 4.27 miliardë euro.

Siç bëhet e ditur, buxheti i paraparë i vitit të ardhshëm është 300 milionë euro më shumë se buxheti bazë i këtij viti.

Projektbuxheti është proceduar në Kuvend.

Gjatë prezantimit të projektbuxhetit, ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se rritja ekonomike për vitin 2027 parashihet të jetë 4.2 për qind, ndërsa të hyrat buxhetore për herë të parë pritet të tejkalojnë vlerën prej katër miliardë eurosh./teve1.info/

Tags: Hykmete BajramiProjektbuxheti 2027
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ngjarja në Demiraj të Gjilanit, nesër varrosen 27-vjeçari dhe foshnja

Ngjarja në Demiraj të Gjilanit, nesër varrosen 27-vjeçari dhe foshnja

Kulla: Nuk pres ndryshime të mëdha në raportet me Kosovën nga qeveria e re serbe

Kulla: Nuk pres ndryshime të mëdha në raportet me Kosovën nga qeveria e re serbe

​Ndalohen dy persona në Pejë, dyshohen se grabitën një shtetase të huaj

​Ndalohen dy persona në Pejë, dyshohen se grabitën një shtetase të huaj

​Ekipi Medial i Hashim Thaçit rikthen publikimet në profilet zyrtare në Facebook dhe X

Halilaj kritikon Qeverinë: Buxheti prej 4.27 miliardë eurosh nuk po sjell zhvillim ekonomik

Halilaj kritikon Qeverinë: Buxheti prej 4.27 miliardë eurosh nuk po sjell zhvillim ekonomik

“Capat-Sekiraqa”– Gjykata plot policë,eksperti i balistikës Gëzhojat përputhen me armët e konfiskuara

“Capat-Sekiraqa”– Gjykata plot policë,eksperti i balistikës Gëzhojat përputhen me armët e konfiskuara

Anulohet tenderi “ekstrem emergjent” për blerjen e gomave dimërore për policinë

Anulohet tenderi “ekstrem emergjent” për blerjen e gomave dimërore për policinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën