TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Capat-Sekiraqa”– Gjykata plot policë,eksperti i balistikës Gëzhojat përputhen me armët e konfiskuara

Grupet e njohura si “Capat” dhe “Sekiraqët” kanë dalur sot edhe njëher pëballë njëri tjetrit, në vazhdimin e gjykimit. Radhën për të dëshmuar e kishte eksperti i balistikës, që konfirmoi se gëzhojat e gjetura në vendngjarje, janë përputhur me armët e konfiskuara.

by Lindrit Zejnullahu
1 orë ago
0 0
A A

Në njërën anë vendosen Salih Sekiraqa, Faton Abazi dhe Robert Llumnica.

Në anën tjetër, Korab Gashi, Valdrin Ademi dhe Erd Marevci.

Që të gjithë janë të akuzuar për një vrasje të rëndë gjatë një konflikti të armatosur në lagjen Aktash në kryeqytet, në shtatorin e vitit 2024.

Secili pjesëmarrës në këtë seancë, i nënshtrohet kontrollit të rreptë policor.

Radhën për të dëshnuar e kishte bashkëpronarja e lokalit ku ndodhi ngjarja, identiteti i së cilës u ndalua për publikim nga Gjykata

Dëshmitarja ishte prezente në lokal në momentet kritike.

Salih Sekiraqa: Po ta bëj një pyetje, një citim: A është e vërtetë që ke thënë: E pashë djalin e Salihut, ka hyrë në lokal dhe na tha: ‘O Valon, dojnë me na vra’?”

Dëshmitarja: Po, është shumë e vërtetë.

Pyetja: Në çfarë gjendje ka qenë djali?

Dëshmitarja: Ka qenë në gjendje të tmerrshme, si unë”.

Më shumë detaje të asaj që pa në natën kritike, dëshmitarja dha kur u pyet nga prokurori.

Prokurori: Në orët e mbrëmjes, çfarë keni parë në momentin kritik?

Dëshmitarja: Unë kam qenë jashtë pak para se të ndodhte ngjarja. Kam hyrë në shank dhe nuk di asgjë. Pastaj janë nisur zhurmat e mëdha dhe kam qenë shumë e shqetësuar.

Prokurori: Çfarë zhurme?

Dëshmitarja: Krismat e armëve.

Prokurori: Ku ka qenë Valoni në atë moment?

Dëshmitarja: Ka ardhur në shank, më ka marrë dhe kemi dalë jashtë, te shkallët emergjente.

Prokurori: A keni dalë vetë apo edhe dikush tjetër?

Dëshmitarja: Ka qenë Valoni dhe djali i Salihut.

Prokurori: A keni vërejtur ndonjë gjë të dyshimtë në lokal?

Dëshmitarja: Jo.

Prokurori: A ju kujtohet ku ka qenë Salih Sekiraqa në momentin kritik?

Dëshmitarja: Në terasë. Në momentin kritik kam qenë në shank dhe nuk e di saktë, por në terasë ka qenë.

Ajo tregoi edhe për një bisedë mes të akuzuarit Sekiraqa dhe djalit të tij.

“Nuk e mbaj mend mirë. Vetëm ka bërtitur shumë: Babë, a je mirë? Babë, a je mirë?”, ka thwnw dëshmitarja.

Pyetje për të patën edhe avokatët e disa prej të akuzuarve.

“Kujtim Gërveshi: Në deklaratën tuaj keni thënë, në faqen 4, se në pyetjen e prokurorit lidhur me komunikimin e Shkelqimit dhe Salihut, në rreshtin e pestë, e keni parë Salihun të plagosur në tokë, në pjesën e këmbës. A ju kujtohet në cilën pjesë të këmbës ka qenë i plagosur?

Dëshmitarja: Kah zogu i këmbës.”

“Avokatja: Ju, në deklaratën tuaj në Polici, në faqen 3, keni deklaruar: Unë nuk i njoha të gjithë nga ata, por më kujtohet se në tavolinë me Salihun kanë qenë Robert Llumnica, Nderimi, Besarti, një djalë i ri rreth 21-vjeçar dhe djali i Salihut. Zakonisht këta persona asnjëherë nuk janë ulur në një tavolinë…”

A është e saktë?

Dëshmitarja: Po.

Avokatja: A mund t’i tregoni trupit gjykues, kjo fjala ‘zakonisht këta persona nuk janë ulur bashkë’, për cilën periudhë kohore e keni fjalën dhe ku i keni parë?

Dëshmitarja: Për ato tri ditë sa ka qenë i hapur lokali.”

Gjatë pasdites, tha dëshminë edhe eksperti i balistikës, Fatmir Gashi.

Ai tregoi se armët e konfiskuara janë përputhur me gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes.

“Prokurori: Përveç këtyre pesë armëve që i cekët, të cilat janë përdorur dhe gëzhojat e të cilave kanë pasur përputhshmëri, sa armë të tjera janë përdorur, por që nuk janë gjetur?

Përgjigje: Përveç këtyre pesë armëve, nga ekzaminimi mikroskopik i gëzhojave nga vendi i ngjarjes ka rezultuar se janë përdorur edhe së paku shtatë armë të tjera të ndryshme, të kalibrave 7.65×17 mm. Kanë qenë dy armë të këtij lloji. Përpos dy pistoletave të cekura, janë edhe dy të tjera të cilat, në bazë të krahasimeve, kanë rezultuar të këtij kalibri. Pastaj, armë të kalibrit 9×19 mm. Në këtë rast janë përdorur së paku 12 armë, por mund të jenë 14 armë.

Për raportin e tij, pyetje patën edhe avokatët e të akuzuarve të cilët u interesuan rreth fishekëve të cilëve u është bërë ekspertiza.

Ky proces gjyqësor ka mbërritur tashmë pothuajse në fund. Në seancat e radhës, pritet që të gjitha palët t’i japin fjalët përfundimtare.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Pakt Kombëtar për Arsimin dhe rritje e buxhetit, Hoxhaj thekson prioritetet për transformimin e arsimit

​Pakt Kombëtar për Arsimin dhe rritje e buxhetit, Hoxhaj thekson prioritetet për transformimin e arsimit

Haxhiu: Byroja do verifikojë pasurinë e zyrtarëve edhe pas kryerjes të mandatit

Haxhiu: Byroja do verifikojë pasurinë e zyrtarëve edhe pas kryerjes të mandatit

Ngjarja në Demiraj të Gjilanit, nesër varrosen 27-vjeçari dhe foshnja

Ngjarja në Demiraj të Gjilanit, nesër varrosen 27-vjeçari dhe foshnja

Kulla: Nuk pres ndryshime të mëdha në raportet me Kosovën nga qeveria e re serbe

Kulla: Nuk pres ndryshime të mëdha në raportet me Kosovën nga qeveria e re serbe

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën