TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

4.27 miliardë euro buxheti i parashikuar për vitin 2027

by Teve1
2 orë ago
4
A A
Qeveria miraton vendimin për nismën ligjore për Dhomat e Specializuara

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Projektbuxheti për vitin 2027 parasheh rritjen e koeficientit të pagave nga 110 në 120 euro, duke filluar nga 1 korriku i vitit të ardhshëm.

Gjatë mbledhjes së nëntë të Qeverisë së Kosovës, Kurti ka deklaruar se përveç rritjes së koeficientit, nëpunësit publikë do të përfitojnë edhe pagën e 13-të, e cila është planifikuar të ekzekutohet në gjysmën e parë të vitit 2027.

“Njësoj sikurse sivjet, buxheti i 2027 parasheh edhe në vitin tjetër pagën e 13-të, dhe krahas saj edhe rritjen e koeficientit të pagave në 120 euro nga data 1 korrik 2027. Pra, në pjesën e parë të vitit paga e 13-të, kurse në pjesën e dytë të vitit rritje e pagës për të gjithë nëpunësit që marrin pagë nga buxheti”, ka deklaruar Kurti.

Sipas kryeministrit, me këto ndryshime buxheti për paga do të arrijë në 1 miliard e 85 milionë euro.

Ai ka thënë se kjo shumë, kur pjesëtohet me rreth 85 mijë punonjës publikë, paraqet një pagë mesatare vjetore bruto prej mbi 12 mijë eurosh, apo mbi 1 mijë euro bruto në muaj.

Kurti ka theksuar se rritja e pagave nuk do të ndalet me ndryshimin e planifikuar për vitin e ardhshëm, por do të vazhdojë edhe në vitet pasuese, në përputhje me rritjen ekonomike.

Kurti ka bërë të ditur se nga 1 janari 2027 do të nisë rritja graduale e shtesave për fëmijë, me 25 për qind çdo vit, deri në dyfishimin e tyre brenda mandatit.

Sipas planit të prezantuar, rritja do të realizohet në katër faza: në janar të vitit 2027, 2028, 2029 dhe 2030.

Si shembull, Kurti tha se një familje me dy fëmijë, që aktualisht merr 60 euro në muaj, nga janari do të përfitojë 75 euro. Ndërsa një familje me katër fëmijë, që aktualisht merr 104 euro, do të marrë 225 euro.

Kurti ka bërë të ditur se rritja e parë prej 25 për qind do të hyjë në fuqi më 1 janar 2027, ndërsa rritjet e tjera do të realizohen në fillim të viteve 2028, 2029 dhe 2030.

“Në linjë me premtimin tonë për dyfishim të shtesave për fëmijët përgjatë mandatit, kemi paraparë dhe buxhetuar rritjen graduale të shtesave në katër faza, me nga 25% çdo vit mbi shumën aktuale. Pra, nga 1 janari 2027, shtesat për fëmijë rriten 25%, pastaj edhe më 1 janar të vitit 2028 përsëri 25%, në janar 2029 përsëri 25% dhe në janar 2030 kompletohet rritja graduale, duke rezultuar në dyfishimin e shtesave për fëmijë brenda mandatit”, ka deklaruar Kurti.Shefi i ekzekutivit ka dhënë edhe shembuj konkretë se sa do të përfitojnë familjet nga rritja e parë e shtesave, e cila nis në janar të vitit të ardhshëm.

“Me fjalë të tjera, një familje që ka dy fëmijë dhe tash i merr 60 euro, nga janari do t’i marrë 75 euro. Kurse, një familje që ka katër fëmijë dhe tash merr 180 euro, nga janari do t’i marrë 225 euro. Dhe kjo rritje do të vazhdojë secilin vit deri në dyfishimin e shtesave për fëmijë brenda këtij mandati, ashtu sikurse që jemi zotuar para jush”, ka thënë Kurti. Në të njëjtën mbledhje, Kurti ka folur edhe për çështjen e katër ish-udhëheqësve të UÇK-së, duke përmendur ndarjen buxhetore.

Kryeministri ka njoftuar gjithashtu se me projektbuxhetin e vitit 2027 është paraparë rritja e mbështetjes financiare për ekipet mbrojtëse të katër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë, sipas kërkesës së paraqitur nga ekipet e tyre mbrojtëse.

“Të katër ish-udhëheqësit e UÇK-së dhe të trupit gjykues të Kosovës, sipas kërkesës së parashtruar nga ekipet mbrojtëse. Sigurisht që për pjesën tjetër të angazhimit dhe mbështetjes, e presim edhe strategjinë nga grupi punues, i cili kryesohet nga zëvendëskryeministri Glauk Konjufca”, ka deklaruar kryeministri Kurti.

Ai tha se për pjesën tjetër të angazhimit dhe mbështetjes pritet edhe strategjia nga grupi punues i kryesuar nga zëvendëskryeministri Glauk Konjufca.

Gjatë prezantimit të projektbuxhetit, ai ka folur edhe për performancën ekonomike të vendit, duke bërë të ditur se ekonomia e Kosovës ka shënuar rritje prej 5.4 për qind në tremujorin e parë dhe 4.1 për qind në tremujorin e dytë të këtij viti.

Ndërkaq, Projektbuxheti për vitin 2027 është paraparë të jetë 4.27 miliardë euro, apo 200 milionë euro më shumë se buxheti i rishikuar i vitit 2026 dhe 300 milionë euro më shumë se buxheti fillestar i këtij viti.

Nga kjo shumë, 908 milionë euro janë planifikuar të ndahen si financim direkt për komunat e Kosovës.

Kurti e ka cilësuar këtë si buxhet rekord për komunat, duke thënë se rritja vjen si rezultat i shtimit të vazhdueshëm të granteve qeveritare.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Gjykata jep detaje të reja për 27-vjeçarin, që dyshohet të jetë vrarë nga babai: Ishte në trajtim të detyrueshëm psikiatrik

​Gjykata jep detaje të reja për 27-vjeçarin, që dyshohet të jetë vrarë nga babai: Ishte në trajtim të detyrueshëm psikiatrik

Kasapolli për komisionin hetimor për rastin e Arlinda Zekajt: Kur s’don me kry punë, bën mbledhje ose komisione

Kasapolli për komisionin hetimor për rastin e Arlinda Zekajt: Kur s’don me kry punë, bën mbledhje ose komisione

23 inspektime brenda një dite, IQMT-ja në aksion kundër parregullsive në shitjet online

23 inspektime brenda një dite, IQMT-ja në aksion kundër parregullsive në shitjet online

Shiroka Pula takon ambasadorin francez, diskutohet forcimi i bashkëpunimit bilateral

Samsung po përgatit përsëri një telefon të palosshëm

“Kickers” raporton se Albian Hajdari nuk pritet të kthehet deri në janar

“Kickers” raporton se Albian Hajdari nuk pritet të kthehet deri në janar

Iliana Yotova bëhet presidentja e parë grua e zgjedhur e Bullgarisë

Iliana Yotova bëhet presidentja e parë grua e zgjedhur e Bullgarisë

Shiroka Pula takon ambasadorin francez, diskutohet forcimi i bashkëpunimit bilateral

Shiroka Pula takon ambasadorin francez, diskutohet forcimi i bashkëpunimit bilateral

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën