TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Prokuroria kërkon 1 muaj paraburgim për të dyshuarin për vrasjen e 27-vjeçarit dhe foshnjës së tij në Demiraj të Gjilanit

by Teve1
2 orë ago
2
A A
Prokuroria kërkon 1 muaj paraburgim për të dyshuarin për vrasjen e 27-vjeçarit dhe foshnjës së tij në Demiraj të Gjilanit

Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi të dyshuar për vrasjen e një 27-vjeçari dhe foshnjës së tij tre muajshe, në fshatin Demiraj të Gjilanit.

Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur më 1 nëntor 2026, rreth orës 09:00, ndërsa i dyshuari me inicialet B.D., babai i viktimës 27-vjeçar, është ndaluar për 48 orë.

Prokuroria thotë se ka ndërmarrë “të gjitha veprimet e nevojshme” për zbardhjen e rastit.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë për hetimin e krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, njofton opinionin publik se me datën 01.11.2026, rreth orës 9:00 të mëngjesit nga Policia e Kosovës në Gjilan është njoftuar Prokurori i Shtetit, se në fshatin Demiraj, Komuna e Gjilanit, ka ndodhur një rast Vrasje e rëndë, ku viktimë janë A.D (27 vjeq) dhe D. D. (foshnje 3 muajsh), ku i dyshuari B.D, babai i viktimës A.D është ndaluar për 48 orë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha ekipet relevante Policore, si dhe Prokurori i Shtetit, ku janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, me qëllim të zbardhjes së rastit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokuroria ka theksuar se hetimet do të vazhdojnë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kërkohet paraburgim për dy punëtorë të KEDS-it, dyshohen për marrje ryshfeti

​Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar në Ferizaj

​Murati: Në vitin 2027 bruto produkti pritet të arrijë në 13.4 milionë euro

​Murati: Në vitin 2027 bruto produkti pritet të arrijë në 13.4 milionë euro

U prezantua si Veton Elshani – mashtruesi ia merr 1 mijë euro qytetarit nga Zubin-Potoku

​Veton Elshani tani në krye të Departamentit Kufitar

Për të gjashtën ditë radhazi protestohet në Prishtinë për vrasjen e Arlinda Zekajt

Për të gjashtën ditë radhazi protestohet në Prishtinë për vrasjen e Arlinda Zekajt

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën