TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dhuna në protestën e djeshme në Tiranë, arrestohen gjashtë persona, dy në kërkim

by Teve1
1 orë ago
0
A A
Dhuna në protestën e djeshme në Tiranë, arrestohen gjashtë persona, dy në kërkim

Gjashtë persona janë arrestuar, tre të tjerë janë proceduar penalisht dhe dy janë shpallur në kërkim pas akteve të dhunës gjatë protestës së zhvilluar ditën e djeshme në Tiranë.

Sipas Policisë, protestuesit kundërshtuan dhe goditën efektivët me sende të forta, lëndë piroteknike, bomba molotov dhe mjete të tjera, ndërsa bllokuan qarkullimin dhe dogjën kazanë mbeturinash. Gjatë kontrolleve, policia sekuestroi edhe bomba molotov.

Njoftimi i policisë:

Tiranë – Kundërshtuan dhe goditën me sende të forta, lëndë piroteknike, bomba molotov, sfera dhe vida metalike punonjësit e Policisë, bllokuan qarkullimin dhe dogjën kazanë mbeturinash; arrestohen 6 shtetas, procedohen penalisht 3 të tjerë dhe shpallen në kërkim 2.

Sekuestrohen bomba molotov.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin ligjor të akteve të dhunës gjatë tubimit të zhvilluar ditën e djeshme, u arrestuan shtetasit:

Sh., 26 vjeç, L. K., 18 vjeç, F. Ç., 38 vjeç, K. R., 35 vjeç (shtetas i huaj), si dhe 2 shtetas të mitur.

Gjithashtu, u proceduan penalisht 3 shtetas dhe u shpallën në kërkim 2 të tjerë.

Gjatë kontrolleve, shtetasve L. K. dhe A. Sh. iu gjetën dhe iu sekuestruan bomba molotov.

Specialistët për Hetimin e Krimit, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të veprimeve të kundërligjshme të kryera gjatë tubimit, identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Vrasja e punonjësit të Policisë”, e mbetur në tentativë, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”. /Top Channel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haradinaj nderon Zahir Pajazitin në 64-vjetorin e lindjes: Gëzuar ditëlindjen hero

Haradinaj nderon Zahir Pajazitin në 64-vjetorin e lindjes: Gëzuar ditëlindjen hero

RrGGK reagon për protestat për Arlinda Zekajn, dënon sulmet ndaj aktivistes Molliqaj

RrGGK reagon për protestat për Arlinda Zekajn, dënon sulmet ndaj aktivistes Molliqaj

Rama fton sërish studentët dhe pedagogët në dialog

Rama fton sërish studentët dhe pedagogët në dialog

Brenda  24 orëve, Policia raporton për 23 aksidente me të lënduar dhe 34 me dëme materiale

​60 aksidente trafiku dhe mbi 1 mijë e 600 gjoba për 24 orë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën