Një rast i rëndë i vjedhjes është raportuar në fshatin Koshare të Ferizajt, ku dy persona të maskuar dyshohet se kanë hyrë me forcë në një shtëpi dhe kanë vjedhur stoli ari.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 31 tetor, rreth orës 19:00. Të dyshuarit kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e ankuesit dhe kanë marrë stolitë e arit, vlera e të cilave përshkruhet si e konsiderueshme.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.
Njoftimi i plotë i policisë:
VJEDHJE E RËNDË/Koshare, Ferizaj / 31.10.2026 – 19:00. Dyshohet se dy persona të maskuar me forcë kanë depërtuar brenda shtëpisë së ankuesit (m/k) dhe kanë vjedhur stoli ari me vlerë të konsiderueshme. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.







