TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti: Shpresojmë që zhvillimet e reja në Serbi të hapin rrugën për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën

by Tëvë1
1 orë ago
1
A A
Kurti: Shpresojmë që zhvillimet e reja në Serbi të hapin rrugën për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Serbi, duke i cilësuar ato si historike për shqiptarët që jetojnë në këtë shtet.

Kurti ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka marrë 27.670 vota, duke siguruar dy mandate parlamentare dhe duke shënuar rezultatin më të lartë të shqiptarëve që nga viti 2000.

“Të dielën që lamë pas, në Serbi u mbajtën zgjedhjet parlamentare, të cilat sollën rezultate historike për shqiptarët dhe ndryshime të rëndësishme politike në fqinjin tonë verior. Koalicioni Shqiptar mori 27.670 vota, plot 1.233 më shumë se në vitin 2020, duke shënuar rezultatin më të lartë të shqiptarëve që nga viti 2000 dhe duke siguruar dy mandate parlamentare”, ka deklaruar Kurti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së.

Ai ka vlerësuar bashkimin e subjekteve politike shqiptare, duke thënë se ky bashkëpunim ka ndikuar në arritjen e rezultatit të zgjedhjeve.

“Shqiptarët, ndonëse pakica e katërt kombëtare për nga popullsia në Serbi, u renditën të dytët për nga votat dhe të parët, së bashku me hungarezët, për nga mandatet ndër 9 listat e pakicave kombëtare. Ky rezultat është fryt i përbashkimit të subjekteve politike shqiptare, të cilat, përkundër dallimeve ndërmjet tyre, vendosën interesin e përgjithshëm mbi atë partiak. Për këtë i falënderoj drejtuesit e secilit subjekt politik, kandidatët, aktivistët dhe qytetarët që e bënë të mundur këtë arritje”, është shprehur ai.

Duke folur për zhvillimet politike në Serbi, Kurti ka përmendur edhe ndryshimet në skenën politike dhe humbjen e shumicës parlamentare nga koalicioni i Aleksandar Vuçiqit.

“Këto zgjedhje sollën edhe një rikonfigurim të skenës politike në Serbi. Lista Studentore doli e para, koalicioni i Aleksandar Vuçiqit humbi shumicën parlamentare, ndërsa lista e Ivica Daçiqit mbeti jashtë Kuvendit. Një çerek shekulli pas humbjes së Millosheviqit dhe Sheshelit në fillim të shekullit XXI, edhe pasardhësit e tyre politikë, Vuçiqi dhe Daçiqi, humbën. Aktualisht, ne e dimë kush e ka humbur pushtetin në Serbi, por ende nuk e dimë kush e ka fituar atë. Shpresojmë që ky ndryshim politik të shoqërohet edhe me ndryshimin pozitiv të qasjes së Beogradit zyrtar ndaj Republikës së Kosovës dhe shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”, ka thënë Kurti.

Ai ka folur edhe për nevojën e zbardhjes së krimeve të kryera ndaj civilëve shqiptarë në Serbi, si dhe për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës.

Në fund, ai tha se shpreson që zhvillimet e reja të hapin rrugën për normalizimin mes Kosovës dhe Serbisë, me njohje të ndërsjelltë.

“Zbardhja e krimeve ndaj civilëve shqiptarë, e vendndodhjeve të varrezave masive dhe e fatit të personave të zhdukur është detyrim ndaj viktimave dhe familjeve të tyre. Pa të vërtetën për të kaluarën, nuk mund të ndërtohet besimi për të ardhmen. Ne dëshirojmë marrëdhënie të mira fqinjësore, paqe e bashkëpunim, mbi bazën e barazisë dhe respektit të ndërsjellë. Prandaj, shpresojmë që zhvillimet e reja të hapin rrugën për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me njohjen e ndërsjellë”, ka shtuar Kurti./teve1.info/

Tags: albin kurtibeogradiKosovamarredhenietTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Çeku takon prindërit në Pejë, diskuton për Strategjinë e Arsimit 2035+

Çeku takon prindërit në Pejë, diskuton për Strategjinë e Arsimit 2035+

Arrestohet Gëzim Berisha – drejtori i Spitalit të Mitrovicës për dhunë në familje

Kurti për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së: I padrejtë juridikisht dhe moralisht, duhet të korrigjohet sa më parë

Kurti për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së: I padrejtë juridikisht dhe moralisht, duhet të korrigjohet sa më parë

Kurti për vrasjen e Arlinda Zekajt: Ajo i ndoqi të gjitha rrugët ligjore, por prapë përfundoi e vrarë

10 karakteristikat e njerëzve vërtet të pjekur

10 karakteristikat e njerëzve vërtet të pjekur

​Prishtina triumfon në derbin ndaj Llapit

​Prishtina triumfon në derbin ndaj Llapit

​Studentët nuk lejojnë bashkimin e PD-së në protestën para Ministrisë së Arsimit

​Studentët nuk lejojnë bashkimin e PD-së në protestën para Ministrisë së Arsimit

Arrestohet Gëzim Berisha – drejtori i Spitalit të Mitrovicës për dhunë në familje

Kurti: Shpresojmë që zhvillimet e reja në Serbi të hapin rrugën për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën

Kurti: Shpresojmë që zhvillimet e reja në Serbi të hapin rrugën për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën

Kurti për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së: I padrejtë juridikisht dhe moralisht, duhet të korrigjohet sa më parë

Kurti për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së: I padrejtë juridikisht dhe moralisht, duhet të korrigjohet sa më parë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën